• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

6 paradokset e protestës: Kur revolta kundër sistemit bie në kurthin e kontradiktave të veta

June 16, 2026
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Nga Anri Bala

1- Rama jep dorëheqjen

Rama duhet të japë dorëheqjen, por para se të japë dorëheqjen, pa të drejtë rikandidimi, gjithmonë sipas protestuesve, duhet të garantojë edhe tranzicionin e pushtetit nga shumica te pakica! Pse pakica? Sepse, për sa kohë nuk kemi votëbesim, nuk kemi as matje nëse pushteti i Ramës është në rrezik apo kemi një fragmentarizim tjetër të opozitës, apo të të dyjave bashkë (PS dhe PD), apo të elektoratit gri që do të lëvizë nga partitë tradicionale dhe të reja si ajo e Lapajt, Qorit, Shehajt, etj.

Praktikisht, protestuesit po kërkojnë që Rama të hedhë në kosh votat e zgjedhjeve të kaluara dhe të zbatojë urdhrat e një turme, e cila, nëse do të certifikohet si shumicë, këtë mund ta bëjë vetëm nëpërmjet votës, qoftë për të treguar forcën dhe ideologjinë e saj.

2- Protestë antipartiake

Protesta, edhe pse ka mbajtur qëndrime antipartiake, projektimi i saj final është krijimi i një partie politike, përtej Ramës dhe Berishës. Përjashtim bëjnë edhe partitë e reja, sepse sipas tyre nuk kanë integritet, edhe pse nuk kanë qenë asnjë ditë të vetme në pushtet, por prapë nuk u jepet mundësia të flasin.
A është e mundur që nga protesta të krijohet një front i ri politik që do ta rrëzojë Ramën nga karrigia e pushtetit pa ndihmën e 49 mijë votave të Shehajt, 64 mijë të Lapajt, 25 mijë të Qorit dhe të partisë kryesore opozitare, PD-së me 530 mijë vota?
A delegjitimohet kauza e tyre nëse nesër grupimi i ri politik që do të dalë nga protesta do t’ia shtrijë dorën dhe do të flirtojë me njërën nga këto parti opozitare, të cilat deri dje i donte në burg ose jashtë sistemit?

3- Kauza e shpopullimit përballë numrave sipas protestuesve

Pretendojnë se kanë 200-500 mijë të rinj opozitarë në shesh që protestojnë dhe artikulojnë teza të shpopullimit

4- Standartet e përdorura për protestën e Rrjollit, që nuk përputhen fare me atë të Zvërnecit dhe të dyja këto janë në kontraditë me ndërtimet e shembura në Theth

Janë kundër dhunës së një shqiptari me nënshtetësi greke dhe telave me gjemba, e shumë mirë bëjnë, por “janë tolerant ndaj dhunës” që po ndodh përditë në Rrjoll, ku merren zvarrë me dhjetëra burra, gra e të rinj dhe, së fundmi, u rrethua me kangjella e tela me gjemba. Madje kur u prishën, për faj të shtetit, që kishte lejuar ndërtimet në Theth, në zona të mbrojtura… shumë u mërzitën dhe u solidarizuan me banorët!
Tani kush popull jemi ai që ndërton pa leje në zona të mbrojtura, ai që nuk do ndërtim në zona të mbrojtura apo ai që të marrim një dorë lekësh e kush po pyet ca bëhet me pelikanin apo investimin?

5- Protestues pro natyrës dhe kundër saj

Janë kundër investimit për të shpëtuar flamingot dhe pelikanin kaçurrel në Zvërnec, por duan t’u garantojnë pronarëve të 7501 tokën bujqësore si tokë për ndërtim, që paratë e investitorit që do të ndërtojë t’i fitojnë pronarët me tokë të falur, të cilët nuk janë kundër ndërtimit. Pra, protesta mbron natyrën, por mbron edhe shkatërruesit e saj!

Vetëm në këtë vend ndodh që një pronar të kategorizohet në një “ish-pronar”, dhe se ç’do të thotë përkufizimi ish-pronar i një prone të paluajtshme, vetëm këta krriça e dinë dhe ata të tokës bujqësore. Këtu nuk e kam fare për pretendimet e familjeve Balliu dhe Shehaj, por për këta të 7501-shit, që i rrasën termin ish-pronarë të gjithë pronarëve të vërtetë në gjithë Shqipërinë.

6- Protestojnë kundër varfërisë por edhe modelit të zhvillimit përmes pronës dhe e duan të virgjër natyrën

Në protestë por dhe në “shtëpia” ka dy grupime: Ata që janë pro zhvillimit të pronës private dhe investimeve të huaja dhe atyre që nuk pranojnë asnje model investimi dhe bllokimin e pronës private në “zonë e mbrojtur” për investime, që do sillnin pasoja për ekosistemin apo dhe zonën. Kur të ngrihet nesër, pas rrëzimit hipotetik të Ramës, një formacion i ri politik nga protesta, a do kenë pronarët legjitim të Rrjollit, Thethit apo të Zvërnecit, kushdoqofshin ato… kundërshti dhe përplasje me tezat e ambjentalistëve që nuk duan asnjërin prej tyre?

Një lëvizje qytetare fiton legjitimitet kur arrin të ndërtojë një vizion të qartë për atë që vjen pas protestës. Përndryshe, rrezikon të mbetet një grumbull pakënaqësish që prodhon më shumë pyetje sesa përgjigje. /Ekskluzive.al


        
 
Next Post

Shqipëria proteston, burri i Spiropalit bën karshillëk me rolex-in e tij

Kontrollet e përbashkëta kufitare, qeveria e Maqedonisë së Veriut miraton sistemin ”One Stop Shop” me Shqipërinë

Tjetër atentat ndaj Trump? FBI thotë se parandaloi sulmin me dronë në Shtëpinë e Bardhë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In