• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Lionel Messi mahnit me një supergol në Kupën e Botës, goli i 14-të në gjashtë Botërorë për ‘Pleshtin’

June 17, 2026
in Aktualitet, Kryesore
        
 

SHBA, Kansas – Argjentina, kampione e botës në fuqi, iu fal këmbëve të Lionel Messit për të mposhtur 3-0 Algjerinë në debutimin e tyre në Kupën e Botës 2026, me ndeshjen që vlente për Grupin J. ‘Pleshti’ shënoi tre gola spektakolarë duke bërë që 69 mijë tifozët në stadium dhe miliona të tjerë në mbarë botën të adhurojnë edhe njëherë ‘magjinë’ e tij në ‘kërcimin e fundit’.

Dominimi i Argjentinës u pa që në minutat e para, me Messin që shënoi gol, por që u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje. Në minutën e tetë Algjeria do t’i befasonte të gjithë pasi gjeti golin me Chaibi, por edhe ai u ndal për pozicion jashtë loje.

Duhej minuta e 17-të që ndeshja të zhbllokohej. Messi mori një pasim nga de Paul dhe me të majtën nga jashtë zone lëshoi ‘një predhë’ e cila u ndal pas krahëve të portierit Zidane.

LEXO EDHE:
Lionel Messi mahnit me një supergol në Kupën e Botës, goli i 14-të në gjashtë Botërorë për ‘Pleshtin’
Pjesa e dytë vijoi sërish me ‘melodinë’ e së parës, atje ku Argjentina kontrolloi lojën, por Algjeria kishte disa raste të rrezikshme. Në minutën e 60-të Messi shënoi edhe golin e dytë. Një goditje nga jashtë zone nuk u ndal si duhet nga Zidane dhe Messi me të djathtën dhe me finesë e ndali sferën në rrjetë.

Goli i tretë i Messit u shënua në minutën e 76-të pas një asisti të Gonzales. Kështu, kampionët në fuqi të botës e nisin aty ku e lanë katër vite më parë në Katar, duke treguar se do të jenë një ‘kockë e fortë’ për t’u thyer edhe këtë Kupë Bote.

Rekordet e Messi

Me këtë ndeshje Messi është bërë për momentin futbollisti i vetëm në botë që ka luajtur në gjashtë edicione të Kupës së Botës. Me tripletën e sotme Messi e çon në 16-të numrin e golave të shënuar në Kupat e Botës, duke barazuar Miroslav Klosen e Gjermanisë. ‘Pleshti’ ka shanse të marrë kreun e renditjes dhe të gdhendë emrin e tij me gërma të arta.

Për herë të parë Messi debutonte në vitin 2006 me Argjentinën në Botëror, duke shënuar kundër Serbisë dhe Malit të Zi në fitoren 6-0, paçka se futej nga stoli. Ai ka luajtur 27 ndeshje në Botërorë, ku përveç 16 golave ka dhënë edhe tetë asiste.

Për Messin ndeshja e sotme ishte e 200-ta me Argjentinën në gjithë historinë, duke e dërguar në 120 numrin e golave të shënuar për kombëtaren e tij. Duket se futbolli i ka borxh këtij njeriu.

Situata në Grupin J

Pas këtij suksesi Argjentina mban kreun e renditjes me tre pikë, duke lënë pas Algjerinë. Në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm me kohën shqiptare, në Los Angeles do të luhet ndeshja tjetër e ketij grupi, ajo mes Austrisë dhe Jordanisë.


        
 
Next Post

Dua që ime më të jetë këtu! SHBA ndërhyn për të dërguar nënën e portierit në Kupën e Botës

Botërori 2026/ 'Yjet' nuk falin, Franca mposht Senegalin! Mbappe shkruan emrin në librat e artë të historisë

I theu rekordin me Francën, Giroud uron Mbappenë pas arritjes historike: E meriton plotësisht

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In