Juristi Rezart Kthupi, i ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, u shpreh se Partia Demokratike nuk mund të dalë nga gjendja aktuale ku ndodhet nëse nuk ndryshon lidershipin e saj.
Ai theksoi se PD nuk mund të fitojë asnjë betejë politike pa një ndryshim rrënjësor në mënyrën si udhëhiqet dhe përfaqësohet, duke paralajmëruar se, nëse kjo nuk ndodh, PD do të mbetet e izoluar në një spirale humbjesh dhe krizash të vazhdueshme.
“Forma më e lartë e absurdit. Është një qerthull që PD ka hyrë prej shumë kohësh. Për të dalë nga kjo, ka një kusht të vetëm: të ndryshohet lidershipi i PD. Mënyra për të hyrë në një betejë politike dhe për të fituar, duhet të ndryshojë lidershipin e saj. Nuk mund të ndryshosh strategji pa ndryshuar njerëzit. Është në një spirale, që PD nuk mund të dalë dot. PD, peng i Berishës”, u shpreh Kthupi.