Mero Baze
Xhorxh Soros është shpallur “Qytetar Nderi” më 18 nëntor 2005, disa muaj pasi Berisha kishte fituar zgjedhjet. Vizita në Shqipëri ka qenë një përpjekje e Berishës për t’u pajtuar me Xhorxh Sorosin pas krizës së tyre në vitin 1997. Pas takimit, në komunikatën për shtyp, “Berisha deklaroi se Soros zhvilloi një takim zyrtar me Kryeministrin Sali Berisha, ku diskutuan mbi reformat, integrimin europian dhe rolin e Fondacionit “Shoqëria e Hapur” në Shqipëri. Berisha e vlerësoi mbështetjen që Fondacioni Soros kishte dhënë në fushën e arsimit dhe qeverisjes. Takimi u konsiderua një shenjë e qartë se qeveria e re shqiptare kishte interes për bashkëpunim me fondacionin e Sorosit, pavarësisht dallimeve politike”.
Vetë Xhorxh Soros e ka komentuar këtë ftesë të Berishës duke theksuar se darkuan bashkë dhe diskutuan për të ardhmen e vendit, duke lënë anash dallimet politike.
https://www.gazetatema.net/2019/07/16/soros-tregon-dreken-me-berishen-ne-2005/?utm
Pra, më shumë se sa një vizitë për të marrë titullin “Qytetar Nderi” në Shqipëri, Soros erdhi i pranuar nga Sali Berisha me shpresë se me rikthimin e tij në pushtet do të neutralizonte Sorosin si një kundërshtar të tij, sidomos në raportet me SHBA.
Kjo, sa për të sqaruar kontekstin historik të asaj vizite. Mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, raportet nisën të tensionuara pasi Berisha vendosi të prishë mbikalimin e Zogut të Zi, me kërkesë të djalit të tij, pasi një nga ushtarët e tij kishte një pallat te Zogu i Zi që mbikalimi i zinte katet e para ku ai kishte pjesën prej 30 për qind.
Në këtë segment kohor të raporteve të tensionuara mes qeverisë dhe Edi Ramës, Xhorxh Sorosi erdhi më shumë si një nevojë e Berishës për të rregulluar raportet me të.
Kjo sa për kontekst historik, meqë sot dëgjova që këta të Berishës kanë zbuluar që Sorosi është bërë “Qytetar Nderi”. Ajo medalja është aneks i pritjes nga Berisha. Madje dhënia e titullit ishte sa për të mos dalë duarbosh nga vizita në Tiranë dhe takimi me Berishën.
Përtej kësaj, Xhorxh Sorosi është aq i afërt dhe ka aq shumë bashkëpunim me Edi Ramën, sa titulli “Qytetar Nderi”, i dhënë prej tij si kryebashkiak, është gjëja më kot në raportet mes tyre. Ajo vlen vetëm si një qokë për Berishën, jo si një qokë e Ramës.
Rama me Xhorxh Sorosin kanë shumë e më shumë gjëra më të forta në bashkëpunimin mes tyre. Ndaj shembulli që kanë gjetur për t’iu servilosur Berishës në këtë rast është i dobët, sepse është një gjë e bërë për të justifikuar takimin me Berishën.
Kurse për të gjetur fakte për bashkëpunimin mes Ramës dhe Sorosit ka aq shumë, sa s’di çfarë të zgjedhësh.
Çudi e madhe që në gjithë atë qyp me flori fusin dorën dhe kapin një…