Qindra besimtarë nga zona e Martaneshit dhe zona të tjera të vendit të sektit Bektashian u mblodhën në Ballenjë të Martaneshit ne festën e Ballëm Sulltan për të marrë pjesë në pelegrinazhin e përvitshëm, një nga ngjarjet më të rëndësishme shpirtërore të komunitetit bektashinj.
Pelegrinazhi i përvitshëm organizohet çdo datë 29 dhe 30 qershor. te Teqeja e Ballëm Sulltanit ndodhet në zonën malore të Ballenjës, në Njësinë Administrative Martanesh
Pelegrinazhi i Ballëm Sulltanit në Martanesh është një nga ngjarjet më të rëndësishme shpirtërore për komunitetin bektashian në Shqipëri. Çdo vit, ky vend i shenjtë mbledh qindra besimtarë nga të gjitha trevat për të nderuar figurën e Ballëm Sulltanit, i njohur ndryshe si “Piri i Dytë” i Urdhrit Bektashi.
Gjatë ceremonisë, besimtarët ndezën qirinj dhe u lutën për paqe, shëndet e mbarësi.
Pelegrinazhi në Ballëm Sulltan të Martaneshit nuk ka vetëm vlera fetare. Çdo vit ai bashkon qindra familje, të rinj e të moshuar, duke ruajtur traditën dhe duke përcjellë te brezat e rinj vlerat e besimit.
Ballëm Sulltani konsiderohet figura më e rëndësishme e bektashizmit pas themeluesit Haxhi Bektash Veliut. Ai jetoi në shekullin XV, riorganizoi urdhrin bektashi dhe vendosi rite që vazhdojnë të ruhen edhe sot. Për besimtarët, pelegrinazhi në Martanesh mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të kalendarit fetar.





