• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
  • sq
    • sq
    • en
    • it
Monday, September 8, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Rilindja e shqiponjës mit apo e vëtetë?! Kur shqiponja mbush të dyzetat, ajo nuk është më ajo që ishte dikur por…

September 6, 2025
in Metro

Në botën e egër të natyrës, shqiponja njihet si simbol i forcës, krenarisë dhe lirisë. Ajo ngjitet në lartësi që pak zogj arrijnë, dhe me shikimin e saj të mprehtë sheh përtej horizontit.

Por ajo që shumëkush nuk e di, është se edhe kjo krijesë madhështore përballet me një moment vendimtar në jetën e saj,një moment kur forca venitet, dhe zgjedhja është e ashpër: të dorëzohet, apo të rilindë.

Kur shqiponja mbush të dyzetat, ajo nuk është më ajo që ishte dikur. Thonjtë i janë zgjatur e janë zbutur, nuk arrijnë më të kapin prenë. Sqepi i është përkulur dhe ka humbur mprehtësinë. Pendët i janë trashur dhe e rëndojnë, duke e penguar të fluturojë.

Në atë pikë, ajo ka dy rrugë përpara: të lëshojë veten drejt fundit, ose të përballojë një proces të dhimbshëm transformimi.Zgjedhja e dytë kërkon guxim.

Shqiponja ngjitet në majën më të lartë të malit dhe izolohet. Aty nis një periudhë pesë-mujore përballjeje me veten dhe me dhimbjen.
Fillimisht, thyen sqepin e saj të vjetër duke e goditur mbi shkëmb. Kur i rritet sqepi i ri, fillon të nxjerrë një nga një thonjtë e dobët. Pastaj, i shkul pendët e rënda që nuk e linin të ngrihej më lart.

Dhimbje. Vetmi. Durim.

Këto janë çmimet që ajo paguan për të rifituar atë që kishte humbur: fuqinë për të jetuar lirisht.

Dhe pas pesë muajsh, ajo del nga strofulla e saj si një krijesë e re , më e fortë, më e lehtë, më e lirë. Gati për tridhjetë vite të tjera fluturimi.
Kjo histori, edhe pse si më shume është legjendë se sa fakt biologjik, është një metaforë e fuqishme për jetën tonë.

Edhe ne, si shqiponja, arrijmë momente kur ndjejmë se forcat na kanë lënë, kur mjetet që kemi përdorur për të përballuar jetën nuk funksionojnë më.
Njerëzit rreth nesh ndryshojnë, rrethanat bëhen më të vështira, dhe shpesh ndjehemi të bllokuar emocionalisht, mendërisht apo shpirtërisht.

Por ashtu si shqiponja, edhe ne kemi një zgjedhje: të dorëzohemi, apo të përballemi me vetveten.
Rilindja kërkon guxim. Kërkon të thyem sqepin e zakoneve të vjetra, të shkulim nga vetja besime të gabuara, të heqim dorë nga siguria e rreme që na mban poshtë. Kërkon vetmi, reflektim dhe shumë durim.

Por për ata që guxojnë, shpërblimi është i madh: një jetë e re, më e pastër, më e fuqishme, më e vërtetë.

Prandaj, kur jeta të vendos përballë një muri, kujto shqiponjën.
Kujto se ndonjëherë, për të fluturuar përsëri, duhet të rrëzohesh, të shkatërrohesh, të ringrihesh nga hiri yt.

Sepse nuk është mosrrëzimi që na bën të fortë, por vendosmëria për të mos mbetur atje.
#𝐎𝐛𝐬𝐞𝐫𝐯𝐞𝐫𝐊𝐮𝐥𝐭

Next Post

Rishfaqet Paro Laçi, rrëfen urdhrin për të vrarë ish-ambasadoren amerikane Marisa Lino

Përralla me McGonigal! A do të shërbejë si 'fije bari' për shpëtimin e PD nga mbytja?

Kriza demografike, Greqia mbyll mbi 700 shkolla

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved