• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
  • sq
    • sq
    • en
    • it
Wednesday, September 10, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

VIDEO/ Fantazma drejtësi liron kriminelët, policia numëron viktimat! Pse Ragip Gila ‘livadhiste’ i lirë rrugëve të Shkodrës?

September 8, 2025
in Kronike

Masakra e sotme në Shkodër, ku mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa u plagosën dy të tjerë, nuk është thjesht një ngjarje e rëndë kriminale, por një kambanë alarmi për sistemin tonë të drejtësisë.

Autori i dyshuar, Ragip Gila, u arrestua pas krimit, me armën e zjarrit ende në dorë, mirëpo kjo nuk është hera e parë që emri i tij përmendet në faqet e kronikës së zezë. Vetëm në dhjetor 2023 ai u kap në një operacion policor në Elbasan me jelekë antiplumb, maska, armë dhe drogë. Sipas të dhënave të mbledhura, ai u dënua vetëm me 2 vite burg, ndërsa sot, pak më pak se dy vjet më vonë, Gila ishte sërish i lirë, i armatosur dhe kreu një masakër të vërtetë, që mori jetë të pafajshmish dhe që mun të kishte përfunduar me më shumë viktima.

Pyetja që shtrohet është: si është e mundur që një person i kapur me arsenale të tilla, i dënuar për vepra penale serioze, të jetë sot i lirë dhe të kryejë një masakër në qendër të Shkodrës?
Nuk është rasti i parë. Historitë e kriminelëve që arrestohen, marrin dënime minimale, përfitojnë ulje, amnisti apo vonesa procedurale, dhe më pas kryejnë krime të tjera, janë bërë tashmë rutinë. Është kjo paaftësi e prokurorisë, korrupsion i gjykatave, apo të dyja bashkë?

Nëse dikush i dënuar me dy vjet burg për armë dhe drogë del pas pak muajsh, kjo nuk është thjesht fat i tij. Është dështim i një sistemi që nuk arrin të mbajë pas hekurave njerëz të rrezikshëm. Një dështim që sot ka prodhuar dy viktima, dy të plagosur dhe një qytet të tërë të tronditur.

Krimi i Shkodrës nuk duhet parë vetëm si akt individual. Ai është pasojë e një drejtësie që ose nuk do, ose nuk di të bëjë detyrën. Dhe nëse sot qytetarët pyesin me ironi “çfarë vlere kanë arrestimet, kur kriminelët dalin e bëjnë krime më të rënda?”, atëherë përgjigjja duhet të vijë nga vetë sistemi: nga prokurorët që bëjnë hetime gjysmake, nga gjykatësit që japin dënime minimale dhe nga politikanët që nuk ndërhyjnë për të vendosur disa rregulla dhe standarde ligjore.
Nëse këto pyetje mbeten pa përgjigje, atëherë masakra si kjo në Shkodër nuk do të jenë të fundit. Dhe drejtësia do të mbetet gjithmonë hallka më e dobët dhe më e përfolur e shtetit shqiptar.

/TemA

Next Post

VIP-at që nuk lejohen të blejnë më Ferrari apo Bugatti

RAI 3 në rajonin e Kalabrisë do të transmetojë në gjuhën arbëreshe

Kush është gjyqtari i Shkodrës që e nxori nga qelia Ragip Gilën?

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved