Kapiteni me origjinë shqiptare, Armir Gjeci, ka marrë detyrën si komandant i Karabinierëve në qytetin Ivrea, duke zëvendësuar kapiten Manuel Grasso.
Ceremonia e dorëzimit të komandës u zhvillua në prani të autoriteteve lokale civile dhe ushtarake, si dhe kryetarëve të bashkive të zonës.
Armir Gjeci ka ndjekur studimet në Akademinë e Oficerëve dhe ka shërbyer më parë në Alcamo dhe në Njësinë Hetimore të Torinos, ku është dalluar për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij në hetime të ndjeshme.