Charlie Kirk, një aktivist i njohur konservator në SHBA dhe aleat i ngushtë i Presidentit Donald Trump është qëlluar për vdekje gjatë një eventi ku po merrte pjesë në një universitet në shtetin Utah, në SHBA.
Vdekja e aktivistit 31-vjeçar u njoftua në rrjetet sociale nga Presidenti Trump, i cili e përgëzoi Kirk, duke e quajtër atë “Madhështor, e madje legjendar.”
“Askush nuk e kishte kuptuar më mirë Zemrën e Rinisë së SHBA-së se sa Charlie,” shkruajti Trump në profilin e tij në Truth Social.
Sipas autoriteteve të Utah, atentatori i dyshuar nuk është arrestuar ende. Një person u ndalua nga policia pranë universitetit ku Kirk po fliste, por nuk Associated Press raporton se ai nuk është personi i dyshuar.
Kirk po merrte pjesë në një debat të mbajtur nga organizata e tij politike jofitimprurëse, “Turning Point USA” dhe pak përpara se të dëgjoheshin të shtënat, ishte duke marrë pyetje nga audienca, në lidhje me çështjen armëve dhe sulmet në shkolla në SHBA. (Associated Press)