Gjatë fjalës së tij në asamblenë e PS-së, Kryeministri Rama, i ka hapur demokratëve, duke u shprehur se qeverisja nuk duhet konceptuar si një tryezë byreku, ku të ruhemi se mo vijnë të tjerët e na hanë byrekun.
Rama shtoi gjithashtu se Shqipëria është e vogël për të pasur luksin e mosshfrytëzimit të burimeve njerëzore.
“Nuk duhet të sillemi me këtë parti si në tavolinën e byrekut dhe të mbyllin derën se mos vinë të tjerët dhe të vijnë të tjerët se mo kërkojnë byrek, gjë që ndodh shpesh për fat të keq në shumë territore dhe në shumë organizata , ku partia trajtohet si byrek, por duhet ta ndiejmë si një afrim dhe si një bashkim patriotik me sa më shumë njerëz të zakonshëm, qytetarë dhe profesionistë, demokratë apo çfarëdoqofshin.
Kjo është pjesë kuptimplotë e asaj që thashë më parë, detyrimit strategjik të Partisë Socialiste për t’i garantuar sot vetes që qëndrueshmërinë e vet afatgjatë. Shqipëria është shumë e vogël për të pasur luksin e mosshfrytëzimit të burimeve të mira njerëzore.”