• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, September 12, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Sot seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit, pritet të betohen 140 deputetët dhe zgjidhet kryetari i ri! Do drejtohet nga Vasil Llajo

September 12, 2025
in Aktualitet

Sot, më 12 shtator, në orën 10:00 do të nisë seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në sallë do të ulen 140 deputetë, mes tyre 72 që hyjnë për herë të parë.

PS hyn me 83 deputetë, nga të cilët 53 i ka emra të rinj, ndërsa PD dhe aleatët me 50 deputetë, 14 prej tyre prurje të reja. PSD hyn me 3 deputetë, partia Mundësia me 2 deputetë, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet me nga një deputet.

Seancën e sotme do ta drejtojë deputeti socialist Vasil Llajo, pasi Sali Berisha dhe Tritan Shehu refuzuan të marrin këtë detyrë si deputetët më të moshuar.

Llajo do të hapë zyrtarisht seancën konstituive, ku fillimisht do të ngrejë komisionin për verifikimin e mandateve, duke shqyrtuar dosjet e ardhura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Më pas deputetët do të betohen një nga një.

Pas betimit, mazhoranca pritet të propozojë emrin e Niko Peleshit për kryetar të Kuvendit, siç u njoftua një ditë më parë nga kryesocialisti Edi Rama në Asamblenë e PS. Votimi do të bëhet me fletë dhe kuti votimi, ndërsa pas shpalljes së rezultatit Llajo i lë vendin kryetarit të ri, i cili do të mbajë edhe fjalën e tij të parë.

Në seancën e radhës, kryeministri Edi Rama do t’i paraqesë Kuvendit përbërjen e qeverisë së re dhe programin qeverisës. Pas votëbesimit, kabineti i “Rama 4” do të shkojë për dekretim dhe betim tek presidenti Bajram Begaj.

Next Post

Etleva Deda caktohet gjyqtare e seancës paraprake për dosjen ‘Veliaj’, kryebashkiaku bën rekurs në Gjykatën e Lartë masën e sigurisë

Arrestimet e SPAK, Kryeministri Rama: Duhet durim i madh strategjik, për të mos u kthyer mbrapa

Mungoi në gjyqin për masakrën e Gërdecit, Kokalari për Mediun: Po i kërkon Departamentit të Drejtësisë në SHBA që ta ndihmojë kundër akuzave të GJKKO, gënjeshtar

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved