• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, September 15, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

5000 shqiptarë veshën Hagën kuqezi, mesazh gjyqtarëve të Hagës: Jepini fund farsës me udhëheqësit e UÇK

September 14, 2025
in Aktualitet, Diaspora

Në Hagë kryeqytetin e drejtësisë ku veprojnë disa tribunale shqiptarët me një zë të fortë kërkuan drejtësi e pafajësi për ish udhëheqësit e luftës çlirimtare të UCK-s.Siç raporton gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, i cili ka ndjekur nga afër gjithë zhvillimet, me flamuj e pankarta në duar ata u zhvendosën rreth një kilometër më tutje në një park për të vijuar manifestimin.

U përsërit e njëjta skenë dhe atmosferë njësoj si në dy tubimet e ngjashme zhvilluar më parë në Prishtinë. Rreth 5000 shqiptarë të grupmoshave të ndryshme mbushën këtë park në periferi të Hagës.

Të intervistuarit e Top Channel nuk e fshehin dhimbjen për atë që ata e quajnë padrejtësi të shekullit me të cilën po përballen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Nuk ishte vendi dhe e koha për fjalime pompoze por për të thënë disa fjalë zemre.

“Tubim jo i zakonshëm. Na ka mbledhë zëri i padrejtesisë. Mjaft me gjykime politike. Jemi këtu t’i themi udhëheqësve tanë jemi me ju.

Vendlindja nuk ju harron. Askush nuk e tjetërson mundin tuaj. Nuk duam liri pa ju. Liria pa ju është robëri”, tha Flakë Fazllia, vajza e një dëshmori lufte.

“Mjaft më me padrejtësi. Ne nuk kemi qenë agresori dhe pushtuesi. Aktakuzë pa baza për të shkatërruar ata që kanë mbrojtur nderin e kombit shqiptarë. Qeveria e Kosovës po hesht. Ky është një turp i madh. Mos e ktheni drejtësinë në farsë”, tha Fatmir Koçi, ish-luftëtar i UÇK.

Robert Bosch, ish-ambasador i Holandës në Kosovë, lëshoi kritika të forta për pikënisjen e dhomave të specializuara dhe si u veprua më pas.

“Ne kemi patur kërkesë dhe presion nga qeveritë tona në Europë për krijimin e kësaj gjykate. Ishte e çuditshme mos të kishte serb përpara kësaj gjykate. E kam takuar Hashim Thaçin. I thash ti do lirohesh për mungesë provash.

Gjyqi është jo serioz. Gjykatësit ndjehen komod këtu në Hagë me një jetë shumë te mirë duke marrë paga të mira dhe e bëjnë që procesi të tejzgjatet. Është e pamendueshme te mbërrish në konkluzionin se UCK ishte një organizatë kriminale”, tha ai.

Natyrshëm fjala e ish ambasadorit prodhoi brohoritje duke shënuar një mbyllje siç e meritonte ky tubim madhështor.

“Boll padrejtësive me çlirimtaret e Kosovës”. Ky ishte mesazhi që u përcoll fuqishëm nga disa mijëra shqiptarë të mbledhur jo shumë larg dhomave të specializuara të Kosovës. Megjithatë beteja finale për drejtësi do të vijojë me shpresën dhe e besimin e pafajësisë të atyre që u vunë në ballë të UÇK-s, nga një proces i tejzgjatur e me plot dritëhije.

Policia nuk lejoi shqiptarët të vendosnin pankartat në derën hyrëse të Dhomave të Specializua.

Ngritën në ajër një helikopter për të monitoruan ndërsa në terren mbërriti skuadra e specializuar për protestat.

Nuk pati asnjë incident, por edhe njëherë tjetër u prodhua pakënaqësi e thellë në atë që po ndodh në ndërtesën e ish-Interpolit, me tenda të kuqe e muret me lule kacavjerrëse.

Next Post

VIDEO/ Dasma luksoze e djalit të Jozefina Topallit në Romë! Flamur Noka dhe Argita Berisha në mesin e të ftuarve

Sa më gjatë qëndrojnë në opozitë aq më luksoze i bëjnë dasmat

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved