Avokati Idajet Beqiri thotë se interes për vrasjen e gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi, 14 vite më parë, kanë pasur politikanë që kontrollonin mafien e tokave në Hamallaj dhe Gjirin e Lalzit.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se ky krim i rëndë duhet të hetohet nga SPAK.
“Kush e ka sunduar Gjirin e Lalzit ne e dimë. Nuk është i vogël Sali Berisha, ka toka atje, ka disa vila. Ilir Meta ka gjithë atë kompleks të madh atje. Edhe ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj. Kjo që ka mbështetje politike, janë të aftë të blejnë edhe ekzekutorë. Ky krim ka 14 vjet që mbulohet.
Adriatik Llalla ishte dora e zgjatur e Sali Berishës. Berisha nuk të vendoste Prokuror të Përgjithshëm, nëse nuk ishe benjamin i tij. I prishi ai hetimet e Skerdilajd Konomit. Njëri që dyshohet si ekzekutor, u vra në vitin 2018.
Për Edison Harizajn dyshohej, e kanë vrarë. Çfarë lidhje kanë këta me politikën, duhet zbuluar fare mirë. Duhet të shkojmë te e vërteta. SPAK, me këto çështje sensitive po nuk u ndëshkuan kriminelë, ky vend do mbetet peng i krimit. Unë ua thashë se kush kishte interes.”, theksoi ai.