• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, September 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Vrasja e Charlie Kirk, Obama: SHBA po përballet me një krizë politike të paprecedentë

September 18, 2025
in Bota, Debat

Ish-presidenti amerikan Barack Obama paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara rrezikojnë të përfshihen nga një krizë politike e paprecedent, pas vrasjes së Charlie Kirk, një figurë e njohur e së djathtës konservatore.

Duke folur gjatë një aktiviteti në Pennsylvania, Obama u shpreh se nuk e njihte personalisht Kirk dhe se kishte shumë mosmarrëveshje me pikëpamjet e tij, por e përshkroi ngjarjen si “të tmerrshme dhe tragjike”.

Obama kritikoi tonin përçarës të presidentit aktual Donald Trump dhe theksoi se ish-presidentë republikanë në të kaluarën kishin vepruar në mënyrë bashkuese në kohë tensionesh.

“Në momente të tilla, kur tensionet janë të larta, një pjesë e rolit të presidentit është të afrojë njerëzit, jo t’i ndajë”, u shpreh Obama.

Ai i bëri thirrje publikut të respektojë të drejtën e të tjerëve për të shprehur mendime ndryshe, duke nënvizuar rëndësinë e dialogut civil.

Shtëpia e Bardhë reagoi ashpër, duke e cilësuar Obamën si “arkitektin e ndarjes politike moderne” në vend.

Ndërkohë, para arrestimit të Tyler Robinson, i akuzuar për vrasjen e Kirk, mbështetës të Trump kishin akuzuar aktivistë të së majtës dhe retorikën e demokratëve si përgjegjës për klimën e dhunshme politike.

Obama vuri në dukje se nuk kishte përdorur vrasjen në kishën e afrikano-amerikanëve në Karolinën e Jugut në 2015 për të sulmuar kundërshtarët politikë. Ai kujtoi gjithashtu qëndrimin bashkues të presidentit George W. Bush pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001, kur deklaroi qartë se “SHBA nuk është në luftë me Islamin”.

Duke cituar retorikën e fundit të Trump dhe disa ndihmësve të tij, të cilët kanë quajtur kundërshtarët “insekte” apo “armiq që duhet të goditen”, Obama theksoi: “Ky është një problem më i thellë që ka përfshirë kulturën politike amerikane, dhe është diçka me të cilën të gjithë duhet të përballemi.”

Ai gjithashtu vlerësoi guvernatorin republikan të Utah, Spencer Cox, si shembull të respektit dhe civilitetit në debatin publik, pavarësisht mosmarrëveshjeve politike.

Next Post

Dy goditje poshtë brezit nga Greqia ndaj turizmit shqiptar

“Dikur dribloja prostitutat”, ish-trajneri i Shqipërisë: Si u bëra mik me Craxin, ish-kryeministrin e Italisë

Kryebashkiaku i Londrës ‘shpërthen’ kundër Trump: Ka ndezur flakën e politikës përçarëse në të gjithë botën

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved