Një shpërthim i dyshuar nga lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 00:55 të natës në rrugën “Arjan Sala”, në Kamëz. Sipas informacionit paraprak nga policia, dyshohet se lënda plasëse është vendosur në murin rrethues të banesës të deputetit të PD, Xhelal Mziu.
Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Rreth orës 00:55, dyshohet se në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M., është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.