• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, September 21, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Historia e ministrit të PD-së që ujiste lulet artificiale në zyrën e tij

September 21, 2025
in Blog

Nga Kreshnik Spahiu

Ishte një mëngjes i nxehtë korriku dhe së bashku me një zyrtar të huaj USAID-it, duhej të ishim në orën 08:00 në zyrën e një ministri, në kuadër të një projekti për transparencën në qeverisje.

Sekretarja e ministrit – një bionde rreth 1.80 e gjatë – na priti te dera e ministrisë dhe na shoqëroi direkt në zyrën e shefit, pa kaluar fare nëpër kontrollin me detektorë.

Zyra ishte rreth 20 metra e gjatë dhe, në njërin cep të saj, ministri mbante një rosak plastik me ujë dhe po vadiste lulet.
Çuditërisht, ai ishte me çorape të bardha dhe pa këpucë, duke shijuar lirshëm parketin e zyrës.
Ndonëse i veshi këpucët, era me djersë e çorapeve mbeti në ajër.

Për mirësjellje, diplomati iu afrua, i dha dorën dhe nisi ta komplimentonte për lulet e bukura. Papritur, u ndal dhe e pyeti:
“Zoti Ministër, pse i ujisni lulet plastike?”

Ministri nuk e mbajti veten, u skuq nga turpi dhe, për të dalë nga situata, i ulëriti sekretares:
“Pse mi keni zëvendësuar lulet e diellit natyrale me lule artificiale?!”

Kjo ngjarje më erdhi në mendje dje, kur pashë në Kuvend e kolegve të ministrit që ujiste lule plastike, sapo në monitor u shfaq ministrja më e re e qeverisë – “Diella”, për të cilën Edi Rama pretendon:
• Diella është një asistente qeveritare me Inteligjencë Artificiale (AI), që funksionon si “ministre virtuale”.

• Shqipëria është vendi i parë në botë që i ka dhënë një AI-je një rol zyrtar “ministror”, çka përbën një inovacion unik në nivel global.

Në fakt, “Ministria Diella” i arriti rezultatet e para shumë shpejt. Brenda një jave, ajo përmbushi dy “objektiva” alla shqiptarçe:
1. Pushtoi faqet e para të mediave ndërkombëtare,
2. Peshkoi opozitën dhe e nxori nga binarët, duke shkaktuar përplasje në Kuvend dhe duke i hequr asaj mundësinë për një debat publik rreth programit të qeverisë “Rama 4”.

Në qershor, opozita premtoi një revolucion, por e anuloi – me sa duket për shkak të sezonit të dasmave. Tani, sipas gjasave, ai është shtyrë pas festave të Krishtlindjes apo gjelit të detit.

Trishtues është kontrasti kur sheh inovacionin e inteligjencës artificiale, përballë ministrave që ujisin lule plastike me çorape të bardha nëpër zyra.

Ndoshta Fukuyama kishte të drejtë në librin e tij “Njeriu i fundit”, kur thoshte se fundi i njerëzimit mund të vijë ditën kur zhvillimi teknologjik të ecë më shpejt se zhvillimi njerëzor.

U shqetësova vërtet kur pashë një deputet të vraponte drejt monitorit, duke shtypur butonat me shpresën se do ta mbyllte inteligjencën “Diellës” – sikur të ishte thjesht një lule dielli artificiale.

O Zot i madh na ruaj nga budallenjtë.

Unë kam frikë që Shqipëria është ende në epokën e lule diellit artificial dhe jo Diellit dixhital
⸻

P.S. Në respekt të etikës gazetareske dhe politike, nuk po përmend emrin e ministrit të Partisë Demokratike, por ngjarja është e vërtetë, e përjetuar personalisht dhe e dëshmuar nga pjesëmarrës të tjerë në atë takim.

Next Post

Ambicia e Ramës: Të tërheqim mjekë të huaj në Shqipëri dhe ta kthejmë QSUT mes 500 spitaleve më të mira të botës

“Merrni mbrapsht të burgosurit”! Trump paralajmëron Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

VIDEO/ As Bill Klintoni s’ka vilë të tillë! Zbulimi i "kryeministrit" Pilinçi: Bombën e vuri vetë doktor Mziu

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved