• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, September 22, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Belinda Balluku financoi PD në 46 protesta kundër Veliajt nëpërmjet Belo Ezmerit, ish pretendentit si kryetari i Bashkisë së Tiranë

September 22, 2025
in Debat

Rigels Seliman

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka pësuar një rënie të papritur dhe tronditëse në skenën politike shqiptare. Dikur i konsideruar si “delfini” i kryeministrit Rama, Veliaj tashmë është kthyer në shembullin më të freskët të “shokut politik” që prodhon pushteti në Tiranë. Arrestimi i tij nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), në muajin shkurt 2025, për korrupsion, fshehje pasurie dhe pastrim parash, hapi një zinxhir akuzash e kundër akuzash që po zbulojnë përplasjet e nëndheshme brenda kupolës së Partisë Socialiste.

“Thika pas shpine” nga brenda PS
Promoted Content
Armiku i diabetit Është numri 1. Të gjithë duhet ta dinë këtë
Diabetol Forte
Psoriaza zgjidhet brenda 2 ditësh me një trajtim në shtëpi!
Dermal
1 filxhan para gjumit djeg 14 kg për 2 javë!
Slimfit
Një lugë para gjumit djeg dhjamin e barkut!
Slimfit

Por çfarë qëndron pas kësaj rënieje të shpejtë? Faktet e deritanishme tregojnë se figura kyçe që ka lëvizur fijet është zv/kryeministrja Belinda Balluku. Prej kohësh, ajo shihej si rivale e drejtpërdrejtë e Veliajt në garën për trashëgiminë politike të Ramës. Lajmet e përhapura nga mediat pranë kryebashkiakut, për një sulm të organizuar nga një grup brenda qeverisë, tashmë marrin formë konkrete: Balluku është përfshirë në një skemë të detajuar për ta dobësuar dhe shkatërruar politikisht Veliajn. Ka dyshime se përmes deputetit demokrat, Belind Këlliçi alias Belo Ezmeri, Balluku ka financuar Partinë Demokratike për të organizuar plot 46 protesta kundër kryebashkiakut të Tiranës. Emri i Belind Këlliçit del në pah si të përfshirë në këtë skenar, duke shfrytëzuar fonde që vinin jo nga PD-ja, por nga vetë kupola e pushtetit socialist. Pra, opozita protestonte, por sponsorizimi vinte nga brenda qeverisë. Ky është momenti ku tabloja politike shqiptare merr përmasa groteske. Po ashtu, një tjetër element i fortë që implikon Ballukun lidhet me Aviacionin Civil. Një denoncues anonim i kërkoi SPAK-ut të hetonte se 20 vite më parë, ku sipas tij, Veliaj kishte udhëtuar me një biznesmen në të njëjtin avion. Informacioni ishte aq i detajuar, sa ngriti menjëherë pyetjen: kush e kishte aksesin? Sistemi TIMS nuk ekzistonte atëherë, ndërsa dokumentet e Aviacionit Civil janë të mbyllura. Përkrahësit e Veliajt dhe analistë pranë tij e kanë thënë hapur: vetëm Balluku mund t’i fuste duart aty.

Ahmetaj e nxjerr zbuluar

Madje këtë tezë e përforcoi disa muaj më parë edhe më shumë ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, i cili ka qenë një nga njerëzit më të rëndësishëm në PS. Nga arratia në Zvicër, ai tha se Balluku ka paguar njerëz të opozitës, pra Flamur Nokën dhe Belind Këlliçin për të protestuar kundër Erion Veliajt. “Po, pooo. Njerëz të saj kanë paguar njerëz për të shkuar në protestë. Ore shiko se kur të mbarosh këtë intervistën do ulesh me njerëz, kolegë të tu gazetar dhe do thonë, po ne i dimë këto o burrë, ca tha… thojini pra”, tha Ahmetaj, duke konfirmuar se ky skenar nuk ishte thjesht hamendësim, por një realitet i ditur në kupolën e PS-së.

Pra këto fakte ngrenë dyshime të forta se “Nesti Angoni” nuk është një qytetar i thjeshtë, por më shumë një person brenda strukturave të qeverisë, që ka patur akses në informacione dhe skema korruptive të Bashkisë së Tiranës. Nëse ky person ka pasur akses në informacionet e brendshme që implikojnë Veliajn, kjo tregon se ai ka qenë një individ i lidhur ngushtë me politikën dhe administratën e lartë, dhe jo një person nga jashtë. Kjo i jep më shumë peshë tezes dhe ngre dyshimet se Belinda Balluku mund të ketë luajtur një rol të rëndësishëm në këtë denoncim.

Shkarkimi i paralajmëruar

Por ndërkohë nga ana tjetër teksa SPAK vijon hetimet, një tjetër zhvillim bombë pritet këtë javë. Të martën, dyshja Rama-Berisha (Salushi-Edushi) do të formalizojë shkarkimin e Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës. “do bëj një sqarim për opinionin publik. Mediat e kontrolluar nga Veliaj, kanë përgatitur titujt të informojnë se sot pasdite u vendos aleanca Rama-Berisha në shkarkimin e Erion Veliajt. Ky është një trillim i paskrupullt. Qytetarët janë dëshmitarë se janë 46 protesta të opozitës kundër korrupsionit të Erion Veliajt. Qytetarët janë dëshmitarë se në çdo mbledhje të këshillit bashkiak, këshilltarët e PD kanë kërkuar, kanë insistuar për shkarkimin e menjëhershëm të Erion Veliajt. Dhe nëqoftëse Edi Rama vendos të bashkojë votat me opozitën për shkarkimin e tij, ne natyrisht nuk mund të mos votojmë për plotësimin e asaj kërkese që ne e kemi bërë në çdo mbledhje të këshillit bashkiak. E qartë kjo besoj? E qartë. Pra nuk jemi ne… se i kanë bërë tituj gati ata dhe sot kjo ka qenë ajo porosia e nëndheshme. Nuk jemi ne që po bashkojmë votat, janë ata që po vijnë tek ne. Natyrisht jo për qëllimet tona, por vetëm për qëllimet e Edi Ramës. Edi Rama nuk mund ta mbajë Erion Veliajn si gur varri në qafë, do ta groposë përfundimisht dhe sa më parë. Por ne do mbajmë të njëjtin qëndrim ndaj Edi Ramës. Mision i përmbushur me Erion Veliajn, tani radhën e ka Edi Rama me Lubinë. Të gjitha çështjet që ngrite këtu, do marrin përgjigje në ditët në vazhdim nga forumet dhe konsultat e PD, qoftë me forumet, qoftë me aleatët”, deklaroi dje kreu i PD, Sali Berisha gjatë një konference për mediat, duke paralajmëruar se këshilltarët demokrat në Bashkinë e Tiranës do të bashkojnë votat me këshilltarët socialistë për të shkarkuar kryebashkiakun Veliaj. Pra ky moment shihet si akti final i një drame politike që ka zgjatur me vite. Për shumëkënd, është fundi i një karriere të ndërtuar mbi imazh dhe marketing, por e rrëzuar nga intrigat e brendshme të pushtetit, ndërsa vlen të theksohet edhe fakti që Veliaj do të marrë goditjen në Bashkinë e Tiranës edhe nga socialistet që ai i promovoi dhe futi në Këshillin Bashkiak.

Një lojë e madhe pushteti

Megjithatë kjo panoramë tregon se rasti i Veliajt po shndërrohet në shembull tipik të luftës për trashëgiminë politike brenda Rilindjes. Balluku, duke financuar opozitën, duke përdorur mekanizma shtetërorë dhe duke ushqyer dosje anonime, ka arritur ta rrëzojë rivalin e saj më të madh. Historia po e vendos atë në qendër të lojës, ndërsa socialistët dhe qytetarët shohin të hutuar një teatër ku aleatët dhe armiqtë ndërrojnë rolet nga një ditë në tjetrën. Të martën që vjen më 23 shtator 2025, politika shqiptare do të përjetojë një tjetër “tërmet”: rrëzimin e Erion Veliajt nga karrigia e kryebashkiakut të Tiranës. Por përtej këtij episodi, ajo që mbetet është mesazhi i hidhur: në Shqipërinë e tranzicionit, betejat më të mëdha nuk zhvillohen mes qeverisë dhe opozitës, pasi në rastin “Veliaj” PD-PS janë bërë bashkë, por brenda të njëjtës familje politike, sikundër është Partia Socialiste, e cila po “ha bijtë e vetë”.

Next Post

Rama shpjegon si do funksionojë ministrja virtuale: Do i duhen bashkëpunëtorë, do i lindë në maternitetin e AI

Jo vetëm në ski, Lara Colturi nga Australia në Tiranë për patentën shqiptare: Mezi pres Olimpiadën dimërore, speciale për mua

Rama: Bashkëpunim për Spitalin Onkologjik me spitalin SHEBA në Izrael per hapjen e Universitetit Mjekësor në Fier

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved