Jo vetëm në ski, Lara Colturi nga Australia në Tiranë për patentën shqiptare: Mezi pres Olimpiadën dimërore, speciale për mua.
Skiatorja e Shqipërisë Lara Colturi po bëhet gati për një sezon të ri të mbushur me gara prestigjioze dhe mbi të gjitha për Lojërat Olimpike. 18-vjeçarja rrëfeu në një intervistë për Report TV vizitën e fundit në Tiranë, ndërsa shtoi se këtë sezon kërkon rezultate më të larta.