Ndërsa në PD kanë frikë të kandidojnë për Bashkinë e Tiranës, duke u tërhequr me radhë të gjithë kandidatët e përmendur në media, ka dalë një vullnetare.
Ajo është pedagogia Xhoi Jakaj.
“Do të ishte mirë. Kam aspiruar pjesëmarrjen në politikë prej vitesh. Jam larguar pak nga politika dhe ndoshta duhet të jesh shumë aktiv që të të shohin si personazh politik.
Por unë mendoj se Tirana, Shkodra, Vlora dhe Durrësi duhet të drejtohen nga kryetarë jopartiakë”, u shpreh ajo për A2.
“Unë e hodha idenë, le ta marrë kush të dojë. Varet a më shohin si kandidaturë të mundshme”, tha Jakaj.
Në fund të intervistës, ajo la të kuptohet se, nëse shihet si një alternativë serioze, është e gatshme të sfidojë realitetin politik.
Xhoi Jakaj është gjithashtu nëna e modeles së njohur Oriola Marashi.