• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 24, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Qeveria ‘respekton’ Gëzimin e Kashtës pas dënimit për drogë, 32 milionë euro tendera në 5 vite përmes kompanisë Rej në ortakëri me Luan Kaprin

September 24, 2025
in Aktualitet, Dosja X

Në vitin 2016, Gjykata e Napolit dënoi me 11 vite burg Gëzim Salillarin si pjesë e një bande italo-shqiptare, e cila trafikonte kokainë dhe heroinë nga Shqipëria, duke e shpërndarë më pas në tregun e Barit, Sienës, Frosinones dhe Napolit.

Gëzim Salillari, njihet ndryshe edhe si “Gëzimi i Kashtës”, për shkak të lokalit që kishte në pronësi në plazhin e Durrësit, në zonën e Bllokut të Vilave Qeveritare, i frekuentuar nga Fatos Nano kur ishte kryeministër, por edhe nga personazhe të tjerë të Partisë Socialiste.

Në vitin 2011, Gëzim Salillari themelon kompaninë e ndërtimit Kliva shpk, me kapital 20 mijë euro, me zyra qëndrore në Lagjen nr.13 Durrës, Blloku i Vilave Qeveritare, Iliria Plazh.

Disa ditë pas themelimit të kompanisë së ndërtimit Kliva, Gëzimi i Kashtës i ble Luan Kaprit 20 % të aksioneve të kompanisë së ndërtimit Rej shpk për 13 milionë lekë, përmes shoqërisë Kliva. Kompania Rej shpk, me kapital 130 mijë euro, është themeluar në vitin 1999 nga Luan Kapri, një biznesmen kontrovers dhe i denoncuar për mashtrim me kontratat publike.

Vetëm gjatë 5 viteve të fundit, kompania Rej, ka përfituar 32 milionë euro nga buxheti i shtetit, përmes tenderave me hije korrupsioni dhe kontratave abuzive, gjithnjë në kundërshtim me ligjin, i cili ndalon që subjekte të ligjit anti-mafia të marrin pjesë në tendera dhe ankande publike.

Nëse në vitin 2011, bilancet dhe xhiroja vjetore te kompanisë Rej ishte rreth 700 mijë euro, në vitin 2016, pasi Gëzimi i Kashtës u bë aksioner me 20 %, xhiroja rezulton mbi 8 milionë euro, kryesisht nga tenderat publikë. Jo vetëm kaq. Nga ana tjetër, nga një kompani lokaliste, Rej shpk nisi të merrte tendera në të gjitha bashkitë e mëdha, ndërsa Bashkinë e Pogradecit e ktheu në një bankomat.

Përmes kompanisë Rej, Luan Kapri dhe Gëzim Salillari kontrollojnë edhe tre hidrocentrale Cemerica 1, Cemerica 2 dhe Cemerica 3. Hidrocentralet zotërohen nga kompania Rej Energy, e cila është në pronësi të kompanisë Rej.

Luan Kapri është vëllai i Eduart Kaprit, kryetar i Bashkisë së Pogradecit 2015-2019. Në shkurt të këtij viti, Eduart Kapri u dënua me kërkesë të SPAK me 1.6 vite burg, për shpërdorim detyre, pasi kishte lejuar kryerjen e punimeve në kundërshtim me ligjin në një pallat 14-katësh të kompanisë së themeluar nga vetë Kapri, që administrohet nga vëllai i tij.

Eduart Kapri dyshohet se ka favorizuar edhe kompaninë Rej të Luan Kaprit gjatë funksionit si kryebashkiak me nënkontraktime dhe ndikim përmes shkëmbimit për të marrë tendera nga bashkitë e tjera.

Kompania Rej është e skeduar dhe e denoncuar sistematikisht për mashtrim me zbatimin e kontratave publike, falsifikim dokumentesh, mashtrim ndaj shtetit, krime mjedisore, manipulim të procedurave tenderuese etj. Dhjetëra milionë euro para publike i ka përfituar në kundërshtim flagrant me ligjin për prokurimin publik, i cili ndalin anëtarët e organizatave kriminale të marrin pjesë në tendera dhe ankande publike.

Po kush janë zyrtarët dhe ish funksionarët që kanë firmosur tenderat për kompaninë Reja, një miksim mes krimit dhe korrupsionit? A do merren nën përgjegjësi penale?

Next Post
Claudia Cardinale died at age 87.

Shuhet Claudia Cardinale!

Çfarë thonë shkencëtarët për deklaratën e Trump mbi paracetamolin!

Llubatëtirë

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved