Shkarkimi i Erion Veliajt, ishte si një rrufe në qellin e hapur në oborrin e PS-së, kur tërheqja e Edi Ramës nga premtimi i tij publik, se Erion Veliaj do dënohej vetëm si kryetar i Bashkisë së Tiranës, rezultoi një mashtrim.
Në fakt, llafet janë vetëm llafe, e që i merr era, kur në skenë hyjnë interesa të rëndësishme politike dhe Rama si një strateg i intrigave, asnjëherë nuk futet në fushë, pa bërë stërvitje.
Shkarkimi i Erion Veliajt nga trajneri i ekipit të Bashkisë së Tiranës, që fizikisht ësh†ë vetë Edi Rama, si një lojtar i dëmtuar jashtë vijave të bardha, duke e lënë ekipin pa kapiten dhe me një lojtarë mangut, ishte i domosdoshëm.
E sigurtë, është se Ogerta Manastirliu, do jetë kryetare e komanduar shumë kohê para zgjedhjeve, nëse Kushtetuesja nuk e pezullon vendimin për shkarkimin e Erion Veliajt, pra fillimisht si nënkryetarja e re e Bashkisë.
Veprimet e Ramës, janë të mirëmenduara dhe në ambicjet e tij politike, ai nuk ka mëshirë për askënd. Veliajn, më në fund po e sakrifikon dhe njëkohësisht po e dënon për masakrën urbane të lejuar në Bashkinë e Tiranës, ku përveç ndërtimeve pa leje, që nuk u goditën kurrë nga IKMT-ja e Bashkisë, Rama i jep edhe një aset për ta përdorur Manastirliut, si drejtuese e “lufës” për lirimin e hapsirave publike të lejuar nga paraardhësi.
Shumë prej tyre u paisën edhe me leje provizore, me element të zmontueshëm duke i kthyer në vila dykatëshe, qe edhe sot janë të paprekura, si ndërtesa hijerënda pa asnjë leje, si ajo e në Unazë përballë ish Uzinës Dinam sot tregu industrial Dinamo SH.A, apo një tjetër më e vjetër në hyrje të Rrugës Myslym Shyri me emërtimin “Santa” dhe dhjetëra të tjera në zona më periferike dhe këtu Manastirliu do vlersohet nëse mundet të zbatoj ligjin e barabartë për të gjithë.
Ndaj Ogerta duhet të japi prova për të fituar besimin e votuesve, duke u kthyer në fushën e bashkisë si lojtare aktive në luftë me korrupsionin dhe paligjshmërinë, për t’i përdorue këta avantazhe me kandidatët e forcave të tjera politike, për të fituar pikë nga pushteti afrofe i dhënë nga Rama mbi një vit para dhe jo nga qytetarët e Tiranës.
Këto marifete Edi Rama i qan dhe ka arritur t’i realizoi, duke e shantazhuar dhe duke i hequr dhe shpresën opozitës pa shtyllë kurrizore të Sali Berishës. /Ekskluzive.al