Kaos në rrugët e Nju Jorkut gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku masa të rrepta sigurie për lëvizjen e autokolonës së presidentit amerikan Donald Trump detyruan liderë të tjerë botërorë të presin, mes tyre edhe presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan.
Në pamje të publikuara, Erdogan shihet dukshëm i irrituar, teksa qëndron në këmbë për disa minuta, në pritje që të përfundojë lëvizja e autokolonës së Trump.
Sipas mediave ndërkombëtare, presidenti turk nuk fshehu pakënaqësinë e tij dhe nuk pati asnjë prirje për të reaguar me humor ndaj situatës.
Macron, nga ana tjetër, pati një reagim që bëri xhiron e rrjetit të hënën në mbrëmje në Nju Jork, pasi u bllokua në rrugë nga oficerët e policisë para sallës ku po zhvillohej Asambleja e Përgjithshme vjetore e OKB-së.
“Më falni, z. President, gjithçka është e mbyllur, trafiku është ndaluar kudo,” i shpjegoi një oficer policie Macronit të habitur.
Megjithatë, presidenti francez nuk e humbi sensin e humorit dhe telefonoi homologun amerikan, të cilit i dëgjoi t’i thoshte: “Merrni me mend, po pres në rrugë sepse gjithçka është ndalur për ju.”