• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, September 25, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Bashkimi i votave me PS, një përpjekje e PD për të fshehur dështimin kundër Veliaj

September 25, 2025
in Blog

Mero Baze

Opozita është kompleksuar pse shtypi e ka paraqitur shkarkimin e Veliajt në Këshillin Bashkiak si “votë unanime”, duke pretenduar se PS iu bashkua betejës së saj. Madje tani kanë shpikur edhe se Veliaj është në burg falë 44 apo 45 protestave të Belindit me Adriana Kalan përballë Bashkisë.

Asnjëra dhe as tjetra nuk është e vërtetë.

Erion Veliaj nuk është marrë i pandehur për asnjë nga akuzat e Belindit dhe Kalas para Bashkisë. I vetmi përfitim që mund të kenë pasur nga ato protesta është nëse vërtet kanë marrë ndonjë lek, siç thonë vetë kur zihen me njëri-tjetrin. Përfitim tjetër, as politik dhe as elektoral, nuk kanë pasur. Politikisht, në sondazhe, Erion Veliaj është rritur pas protestave para Bashkisë dhe deri tani është ende i dyti pas Edi Ramës në PS.

Tani, natyrisht mund të bjerë, pasi nuk është më në politikë, por nuk është nën akuzë për asgjë nga ato që ka thënë grupi i gatshëm i protestave para Bashkisë. Është marrë i pandehur pasi ka dyshime të forta për gardërobën e gruas së tij dhe aktivitetin e saj si financuese e disa aktiviteteve kulturore në Tiranë, veçanërisht atij të Prelocaj. Pas disa ditësh ai po vjen përsëri në Tiranë, dhe thjesht duhet bërë kujdes për këta që firmosin tani. Kaq është deri tani i gjithë “korrupsioni” i Veliajt – një film i montuar nga dy prokurorë dhe disa sponsorë pas tyre.

Sa për të ardhmen politike të Veliajt, këta të PD herët të vënë bast, përderisa në krye të tyre kanë dikë që ka djegur dy herë Shqipërinë dhe është ende në këmbë.

Kështu që PD nuk ka pse të kompleksohet që Veliaj nuk është viktimë e tyre. Po e vërteta është që nuk është viktimë e tyre dhe ata nuk mund të sillen si heronj të rremë opozitarë në këtë rast. Se po të ishte e vërtetë, Belindi do të ishte ngritur në karrierë me fillimin e Parlamentit, meqë ka korrur “fitore”, por e kanë zhdukur nën dyshimin se ka “korrur para” pa leje.

Kështu që PD as ka fituar ndonjë betejë politike me të – është mundur rëndë – as e ka dëmtuar politikisht me ato protesta. Përkundrazi, në atë kohë e kanë forcuar. Vetëm nëse ka dëmtuar ndonjë buxhet socialist për protestat. Për këtë s’kemi ende të dhëna.

Bashkimi i votave të PD me PS është thjesht një përpjekje e PD për të fshehur dështimin kundër Veliajt. Meqë dështuan ta padisin, meqë nuk ia dolën dot me protestat e sponsorizuara me 20 veta, tani po përpiqen të duken si fitimtarë duke bashkuar votat me PS.

Për Veliaj dhe fatin e tij ka shumë më tepër merita PS sesa PD. Kështu që votat e PS kundër Veliajt ishin vota të vërteta, ndërsa ato të PD që iu bashkuan PS janë vota false, për të fshehur dështimin e tyre kundër tij.

Ndaj nuk ka pse t’u vijë keq kur shtypi i trajton si “vota uniteti”, se të tilla janë. PS nuk i duheshin ato vota. I duhej vendimi politik për ta shkarkuar. Atë e mori kryeministri dhe pas asaj, votat e PD nuk i duheshin njeriu. Ashtu siç nuk i duheshin askujt protestat para Bashkisë.

Fati i Veliajt nuk ka qenë kurrë në dorë të tyre. Fati i tyre ka qenë tre herë rresht në dorë të Veliajt dhe i ka mundur. Kështu që s’ka pse dëshpërohen që i trajtojnë të gjithë si “mbushësa topi” mercenarë. Ashtu janë. Madje më keq: janë vullnetarë që s’i ka kërkuar njeri.

Next Post

Muli shpjegon pse Doktori ka veshur pantallona të bardha

Sherri në aeroportin e Rinasit, policia jep detaje: Ishin 18 anëtarë të së njëjtës familje, u zunë për radhën

Berisha "thes" mashtrimesh, publikon foto si të Dakos në burg! Drejtoriae burgjeve: Nuk është foto në asnjë nga ambientet tona në Shqipëri...o Sali!

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved