Ukraina po planifikon një operacion të mundshëm me “flamur të rremë” në Rumani ose Poloni që mund të përshkallëzohet në një Luftë të Tretë Botërore.
Kështu tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
Në një postim në Telegram të premten, ajo përmendi raportet në median hungareze që pretendonin se Kievi synon të organizojë akte sabotimi në vendet fqinje të NATO-s dhe t’ia ngarkojë përgjegjësinë Moskës.
“Evropa nuk ka qenë kurrë kaq afër shpërthimit të Luftës së Tretë Botërore në historinë moderne”, shkroi Zakharova.
Një operacion i flamurit të rremë është një veprim i kryer me qëllim të maskimit të burimit aktual të përgjegjësisë dhe fajësimit të një pale tjetër.