• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, October 3, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Ardi Stefa: Përse vendosa të largohem nga Shqipëria? Eseja që më goditi si grusht në stomak!

September 27, 2025
in Blog

Nga Ardi Stefa

“- Ik që këtu! Kthehu në Romë! Je i ri dhe bota është jotja. Unë jam plak. Nuk dua të të dëgjoj më! Dua të dëgjoj të tjerët të flasin për ty! Mos u rikthe! Mos na kujto! Mos shiko pas! Mos shkruaj! Mos iu dorëzo nostalgjisë! Harrona të gjithëve! Po u ktheve, mos eja të më takosh! Nuk do të të le të hysh në shtëpinë time! Kuptove?

– Faleminderit! Për të gjitha sa bëre për mua!

– Çfarëdo që të bësh, duaje. Ashtu siç dashurove kur ishe i vogël këtë kthinë transmetimi të kinemasë, mbushur me bobina filmash…”

Ma merr mendja se secili prej nesh ka një ose disa filma që i kanë ngelur në mendje apo në zemër. Për mua, njëra prej tyre është “Cinema Paradiso”, 1988.

Nuk po e analizoj këtu. Thjesh shkruajta këtë dialog të jashtëzakonshëm dhe jashtëzakonisht të ngarkuar emocionalisht, njërin nga highlight e shumtë të filmit.

Përse e shkruajta? Sepse sapo lexova esenë e një maturantes sime: “Përse vendosa të largohem nga Shqipëria?

Kam vendosur të largohem…

… Sepse nuk mund të jetosh gjithmonë me shpresën që nesër do bëhet më mirë, kur çdo ditë sot të tregon të kundërtën.

Sepse po bindem gjithnjë e më shumë që në Shqipëri nuk mund të ndërtoj një jetë të mirë me djersë të ndershme, me punën e mundin tim, sepse vlera e karriera nuk maten me punë e dije, por me lidhjet klienteliste, arrogancën e pushtetit dhe korrupsionit.

Vendosa të largohem me dhimbje sepse po konstatoj që drejtësia nuk funksionon, të fortët bëjnë ligjin, politika i përket pakicës që ndan pushtet e privilegje, ndërsa ne, shumica e ndershme, jemi në kufijtë e mbijetesës.

Do të largohem, sepse dua një të ardhme, jo një pritje të pafundme e zhgënjim të vazhdueshëm për vete dhe familjen time që do të krijoj nesër, për fëmijët e mi kur t’i sjell në jetë.

Dhe t’u mësoja se korrupsioni nuk është më i fortë se arsimi, dhe padrejtësia nuk është më e shpejtë dhe e fortë se ligji.

Vendos të largohem, sepse dashuria për vendin nuk mjafton, kur gjithçka në këtë vend nuk të sheh si qytetar…

Largimi nuk është tradhti, as mungesë dashurie për Shqipërinë. Përkundrazi! Është shprehje e dashurisë sime dhe e pafuqisë për të ndryshuar helmatisjen në gjak të atdheut!

Largimi ynë është protestë e heshtur ndaj një sistemi që nuk të lë të jetosh me dinjitet dhe një zgjedhje për të mos i humbur vitet në një vend ku koha ka ngrirë ngrirë, shpresa është vrarë dhe gjithkush prej nesh është peng i padrejtësisë.

Por e di që kudo që të shkoj, atdheun do ta mbart si plagë të hapur gjithmonë!”

Next Post

“Liri për Çlirimarët”! Rrugët e Tiranës mbushur me postera të ish udhëheqësve të UÇK të izoluar në Hagë

Arlind Qori refuzon PD dhe ftesën e Belind Këlliçit, Lapaj dhe Dash Shehi "mendohen"

"Shit-blerjet e politikanëve... mos u ankoni për cironkat që merr Rama për fasadë! Berisha i mori Ilir Metën, Kastriot Islamin, Asllan Dogjanin ...

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved