Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka bërë thirrje për një protestë paqësore kundër vendimeve të Gjykatës Speciale.
“Drejtësia për çlirimtarët, kundër padrejtësive që po u bëjnë atyre. Me 17 tetor, në orën 17:00 të bashkohemi në protestë. Të organizojmë një protestë paqësore, e cila do të shpreh mllefin tonë ndaj Gjykatës Speciale”, u shpreh Gucati.
Protesta pritet të mbahet më 17 tetor, në orën 17:00, dhe do të ketë si synim shprehjen e pakënaqësisë ndaj procesit gjyqësor që po zhvillohet kundër ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.