Deputeti demokrat Xhelal Mziu ka komentuar incidentin e ndodhur pak ditëm më parë në banesën e tij në Kamëz ku u regjistrua një shpërthim i fuqishëm me tritol, fatmirësisht pa viktima.
Mziu shprehet se dyshon që pas këtij akti qendron politika.
Ish-kryebashkiaku i Kamzës tha se fakti që asnjë koleg deputet socialist nuk e ka kontaktuar, dhe se ministria e Brendshme nuk ka reaguar, e bën atë të dyshojë se pas vendosjes së tritolit qëndrojnë motive politike.
“Ajo çfarë ka ndodhur te unë është shumë e rëndë. T’i vendoset tritol një deputeti në vitin 2025 dhe të mos ketë asnjë reagim. Është shumë e rëndë.
As kolegët deputetë socialistë, as ministrja e Brendshme nuk kanë reaguar dhe nuk kanë thënë asnjë fjalë për këtë.
Kjo më ka bërë të dyshoj. Përderisa nuk kanë reaguar, më bën të dyshoj që pas saj është politika.
Maksimumi që duhet bërë është sensibilizimi i faktorit ndërkombëtar, që po lihet në heshtje”, u shpreh Mziu në Top News.