• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, October 3, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

I vetmi që del i “nderuar” nga Dekreti i zgjedhjeve, është Veliaj

October 1, 2025
in Blog

Mero Baze

Debati kushtetues për anashkalimin e Gjykatës Kushtetuese në procedurën e shkarkimit të Veliajt është i rëndësishëm vetëm për shtetin, jo për Veliaj. Veliaj është i interesuar të shpejtojë procedurën drejt Gjykatës së Strasburgut për të Drejtat e Njeriut për të ankimuar paraburgimin dhe në rastin konkret edhe shkeljet në shkarkimin e tij.

Prandaj debatet për shkarkimin e Veliajt duhet ndarë nga interesat juridike të Veliajt në këtë proces.

Erion Veliaj nuk po lufton të jetë kryetar bashkie. Ai post iu rrëmbye përmes një aksioni politik, në të cilin u përfshi me vetëdije të plotë madje dhe me zell SPAK-u, opozita dhe vetë segmente të Partisë Socialiste, duke krijuar një precedent të rrezikshëm në Shqipëri, që një të zgjedhur mund ta rrëmbesh nga zyra dhe pastaj me një procedurë të diskutueshme kushtetuese mund ta legjitimosh rrëmbimin e postit të tij.

Por për të kjo është një çështje që ka mbaruar. Të vetmit që duhet të shqetësohen për këtë janë ata që janë ende të zgjedhur.

Ai është i pandehur. Dhe interesi i tij është zbardhja e fabrikimit të akuzave dhe hedhja poshtë e tyre së paku në Strasburg, në kushtet kur besimi tek sistemi ynë i ri i drejtësisë ka rënë në nivele më të këqija se sa ka qenë në drejtësinë e vjetër.

Tani çdo betejë mes institucioneve në këtë drejtim do ta bëjë edhe më qesharak shtetin. Fjala vjen, përfytroni dy skenarët e Gjykatës Kushtetuese:
– Skenari i parë që ajo e shkarkon Erion Veliajn pra e legjitimon shkarkimin. Pas kësaj krijohet precedent që çdo kryetar bashkie mund të paraburgoset nga një akuzë e krijuar me fabrikime, siç dëshmoi rasti i italianit tek denoncimi për Veliajn, dhe pastaj arrestohet për 3 muaj dhe ikën nga detyra.
– Nëse marrim skenarin tjetër që Gjykata Kushtetuese nuk e shkarkon Veliajn. Atëherë do kemi dy kryetarë bashkie, një të zgjedhur më 9 Nëntor dhe Erion Veliajn e pashkarkuar. Natyrisht në këtë rast do mbetet ai që zgjidhet më 9 Nëntor, pasi kemi thirrur popullin të votojë përsëri, ndërsa Veliajt duhet t’i japim rrogën deri më 2027. Siç kemi bërë me Arben Rakipin apo Dhori Sollakun kur janë shkarkuar në mënyrë antikushtetuese.

Në pozitë qesharake vendoset dhe opozita. Ata e quajnë dekretimin e Presidentit Begaj për datën e zgjedhjeve në Tiranë antikushtetues, por vetë kanë votuar shkarkimin e Veliajt në Këshill Bashkiak. Natyrisht nuk kanë bërë ndonjë shkelje kushtetuese duke votuar, pasi kanë shprehur vullnetin e tyre politik, por nëse procesi sipas tyre është futur në rrugë antikushtetuese, atëherë ata janë në pozitë të vështirë lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje në Tiranë.

Nëse i bojkotojnë zgjedhjet në Tiranë do t’i quajnë frikacakë, dhe nëse marrin pjesë do t’i quajnë certifikues të shkeljes së Kushtetutës dhe duken banale deklaratat që bëjnë sot.

I vetmi që del më dinjitoz nga kjo histori është viktima e këtij procesi, Erion Veliaj. Ai thjesht është viktimizuar më shumë në gjithë këtë proces politik ndaj tij, që nga fabrikimi i akuzave, shpikja e dëshmitarëve të rremë, pagesat për mitingje para zyrës së tij, arrestimi pa akuzë, shkarkimi pasi e kanë arrestuar dhe tani edhe ky debat kushtetues për zgjedhjet e reja. Në gjithë këtë histori, ai ka shërbyer vetëm si shkak që të gjithë të gabojnë duke shkelur Kodin Penal, Kodin e Procedurës Penale, pavarësinë e pushtetit lokal dhe në fund Kushtetutën. Po të kishte dënim me vdekje, do t’ua lehtësonte punën.

Por në fakt shpresoj t’ia kenë lehtësuar ata atij. Natyrisht kam parasysh Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Se po të kishte gjykata normale këtu, ai nesër duhet të lirohej në Gjykatën e Lartë, pasi prej sot ai dhe zyrtarisht nuk është më kryetar bashkie, pasi është shpallur fushata elektorale dhe kanë rënë të gjitha arsyet përse është arrestuar.

Por ata të tre që e gjykojnë janë pjesë e “drejtësisë” së re, e cila, është një pëzierje e Republikës së Prokurorëve me politikanët e korruptuar.

Nëse më parë kishim një Republikë Kushtetuese me një gjyqësor të korruptuar, tani kemi një Republikë prokurorësh me politikanë të korruptuar që u kanë dorëzuar republikën nga frika e të ardhmes së tyre, duke i përfshirë ata në vendime politike dhe zhvlerësimin e votës së qytetarëve.

Kështu që kjo histori i ka turpëruar të gjitha institucionet e shtetit dhe të drejtësisë, qeverinë dhe opozitën, të cilët të gjithë së bashku u përfshinë në një betejë absurde, pa ndonjë shkak madhor, vetëm që të merrnin medoemos për 45 ditë postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, pasi kishin paraburgosur kryetarin pa akuzë.
Mund të krenohen që ia arritën: Të dhjerë, por krenarë!

Next Post

Presidenti zgjodhi sahatin

Stigma si armë: Kur shqiptarët shpallen “baronë të drogës”

Berisha në Stras...burg me Partitë Popullore, kur duhet të jet në ...burg: Shqipëria narkoshteti i dytë më i rrezikshëm në botë pas Venezuelës

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved