• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Je i pastër zoti Zaganjori! 1 miliard lekë pasuri dhe fshehje të ardhurash dhe detyrimesh?!

July 24, 2018
in Aktualitet
        
 

Kryetari i Gjykatës së Lartë ka kaluar vettingun. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar sot në detyrë Xhezair Zaganjorin. Sipas KPK, Zaganjori ka rezultuar i pastër në të tre shtyllat e vlerësimit. Kryetari i Gjykatës së Lartë nuk ishte i pranishëm në seancën e Komisionit, ndërsa e pranishme ishte këshilltarja.

Trupa, pasi mori në shqyrtim dokumentacionin, kreu një hetim të thelluar administrativ dhe vendosi konfirmimin në detyrë të Kryetarit të Gjykatës së Lartë Xhezair ZaganjorKomisioni i Pavarur i Kualifikimit

Vendimi i arsyetuar pritet që të publikohet në faqen zyrtare të KPK pas 15 ditëve. Aktualisht Gjykata e Lartë është me vetëm 6 anëtarë, ndërsa në ditët në vijim pritet që të kalojnë në filtër edhe anëtarët e tjerë.

Pasuria e kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe pikëpyetjet që u ngritën nga KPK
Në seancën e kaluar në datë 20 korrik Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se Xhezair Zaganjori shmangu tatimet dhe gënjeu për pronat, Sipas KPK, ai ka shmangur detyrimet tatimore ndaj shtetit, duke gënjyer për vlerën e pronave të regjistruara në hipotekë me vlerën e tyre reale. Pasuria e kryetarit të Gjykatës së Lartë llogaritet rreth 1 miliard lekë.

Sipas KPK-së, Zaganjori ka në pronësi një apartament 293 metra katrorë në bashkëpronësi, me vlerë 5.8 milionë që ka si burim shitjen e një apartamenti; një dyqan me vlerë 1. 4 milionë lekë nga të ardhurat personale dhe të qirasë; zyrë me sipërfaqe 15 metra katrorë, apartament 81 metra katrorë në lagjen 13, në plazhin e Durrësit, blerë në vitin 2006 për 32 mijë dollarë. Pasaktësi u konstatuan edhe sa i takon pasurisë së bashkëshortes si dhe shkollimit të djalit në Londër.

Shkolla e djalit në Londër
Për shkollimin e djalit në Londër, Xhezair Zaganjori ka deklaruar për periudhën 2008-2013.  Në këto deklarime shpenzimet e shkollës s’përkojnë me atë çka deklaruar gjyqtari. Shkolla dhe kontrata e qirasë për djalin nuk përputhen. Për një vit ka diferenca prej 2 mln lekë te reja, ose 12 mijë paund. Diferenca mes asaj që ka deklaruar dhe shpenzimeve reale në Londër, është 12 mijë paund. Për shkollimin e djalit në Londër, Zaganjori ka deklaruar vetëm pagesën e shkollës gjatë periudhës 2008-2013.

Pasaktësi në deklarimin për të ardhurat e gruas
Gjiashtu u konstatuan pasaktësi edhe sa i takon të ardhurave të gruas. 94 mijë marka gjermane nuk i ka deklaruar në vitin 2003 dhe asnjë vit tjetër. Për periudhën 2011-2014, të ardhurat, shpenzimet + likuiditet, nuk justifikojnë pasurinë.

Kush është gjyqtari Xhezair Zaganjori
Në vitet 1992-1997, Zaganjori ka qenë ambasador në Gjermani. Ndërsa në vitet 1998-1999 ka qenë bashkëpunëtor shkencor pranë Institutit Max-Planck, për të Drejtën Ndërkombëtare dhe të Drejtën Kushtetuese në Heidelberg të Gjermanisë.

Në vitin 2003, Zaganjori është zgjedhur anëtar i Gjykatës Kushtetuese, detyrë të cilën e ka mbajtur për një dekadë. Në mars të vitit 2013 ai zgjidhet anëtar i Gjykatës së Lartë dhe një muaj më pas emërohet kryetar i kësaj gjykate. /Shqiptarja.com


        
 
Next Post

Greqia në kaos: Ambasada shqiptare në Athinë ”tallet” me emigrantët, nuk ngre telefonin (Video)

Kontrollet gjatë sezonit turistik/ AKU mbyll 5 subjekte, gjobit 22 dhe paralajmëron 551 të tjera

Sekuestrohen dy gomone, ja sa arrinte vlera e tyre në treg (Fotot)

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In