Pushtetaret e dyshuara si të korruptuara kanë gjetur një marifet për t’i shpëtuar SPAK-ut: Po mbeten shtatzënë. Avokati Genci Gjokutaj ka reaguar mbi mënyrën se si, sipas tij, po keqpërdoret një dispozitë e Kodit të Procedurës Penale që parashikon trajtim të posaçëm për gratë shtatzëna të thirrura nga organet e drejtësisë.
Gjokutaj thotë se në praktikë disa zyrtare të dyshuara për korrupsion apo abuzim me detyrën shpallin shtatzëninë sapo marrin fletëthirrjen nga SPAK apo Prokuroria, duke e cilësuar këtë fenomen si një deformim të ligjit dhe tentativë për shmangie të përgjegjësisë penale.
Ai e përshkruan situatën si “të turpshme dhe komike”, duke ironizuar se kjo po shndërrohet në një “mekanizëm shpëtimi” për zyrtaret e përfshira në hetime.
Madje ai shton se…Mendoj që fëmija e lindur në këto raste duhet të quhet sipas gjinisë Shpëtim ose Shpëtime!
Por shumë komentues e ironizojnë me komentet e tyre avokatin e familjes Berisha:
Labi:
Më mirë SKAP avokat, me nun Berishën.
Psikiatri:
Kur do mbetet shtatzane Gita, Liria dhe Zeni se Berisha ka dështuar njëherë dhe nuk ka shans të mbetet.





