atos Lubonja, i ftuar në “Studio24”, komentoi takimin informal të disa prej eksponentëve të Partisë Demokratike që rezultuan ndër më të votuarit në primare dhe në listat e hapura të zgjedhjeve të 11 majit. Sipas tij, ky takim nuk përbën një lëvizje të strukturuar brenda partisë, por pasqyron një shqetësim të brendshëm të një grupi demokratësh që nuk po arrijnë të artikulojnë hapur mendimet e tyre.
“Nuk është lëvizje brenda partisë,” u shpreh Lubonja. “Ka një shqetësim të një grupi brenda PD, të cilët nuk janë aq transparentë. Nuk i thonë të gjitha ato që mendojnë, edhe për arsye politike. Ata i sillen vërdallë problemit, por nuk vendosin dot gishtin mbi i.”
Sipas tij, në bazën e gjërë demokratike dhe në shoqëri qarkullon një bindje e thjeshtë: opozita nuk mund të fitojë sa kohë Sali Berisha drejton PD-në. “Nuk thonë shqiptarët ‘na duhet më shumë demokraci’, por thonë ‘kush është lideri që mund t’i japim pushtetin’. Kjo është logjika e popullit të thjeshtë,” theksoi Lubonja.





