Sonila Meço gazetare e madhe e dalë nga gjirizi Becchetti , ka bërë një shkrim në lidhje me ftesën personale që Donlad Trump i ka bërë kryeministrit Edi Rama për të marrë pjesë në “Bordin e Paqes” për Gazën.
Sipas kësaj kukulle mediatike ftesa e Trumpit për Edi Ramën duhet marrë si një sinjal si rënien e tij nga pushteti.
“Çdo deklaratë publike, postim në X, batutë në Podcast, hakërrim ndaj të vetëve në mbledhje qeverie e partie duhet kuptuar veç me një manual psiko-analitik përpara, atë mbi frikën nga rënia para kohe nga pushteti.
Kryeministri nuk po kërkon ta fitojë Trump-in. E di që e ka të humbur këtë betejë. Trump nuk ofron çadër morale dhe nuk i mbron liderët për t’i shpëtuar nga krizat e brendshme.
Sado mjeshtër PR-i ta konsiderojë veten kryeministri, Shqipëria si vepër e tij nga Uashingtoni duket e varfër, e super korruptuar, pa peshë, e parashikueshme dhe e varur.
Ndaj Rama e di më mirë se kushdo se Trump-in nuk e fiton dot, por po rreket të bëjë tjetrën, të neutralizojë idenë e rënies.
Duke fituar kohë, sa e si të mundet. Me lobistët andej, me propagandën këndej. Ndonjë shtrëngim dore me Kushner, një darkë me Ivankën, një ftesë këtu, dy foto atje.
Në psikologjinë e pushtetit të gjatë frika nuk është humbja e zgjedhjeve, por zhbërja e mitit të pathyeshmërisë, momenti kur populli ndalon së besuari se “ai gjithmonë ia del”.
Andaj çdo ingranazh propagandistik duhet të punojë për të vetmin perceptim: “Amerika është me mua”.
Rama nuk lufton që Trump ta dojë. I mjafton që publiku shqiptar të besojë se Amerika e do. Sepse ky besim prodhon dy efekte, së pari paralizon shpresën e ndryshimit. Dhe e dyta, i jep kohë të mbërrijë te 2027-a me samitin e NATO-s, ku çdo kritikë e aksion ndaj tij do të etiketohej si “anti-NATO”, “anti-perëndimor”, “anti-shqiptar”, shkruan analistja e shquar e medias shqiptare Sonila Meço.





