• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Avokati: Irena Gjoka nuk ka qenë e dënuar, sulmet i vijnë nga antishqiptarët në Greqi

January 29, 2026
in Aktualitet
        
 

Avokati Edmond Petraj, gjatë një interviste në emisionin “Tema e Ditës” me Arbër Hitaj në RTSH ka komentuar rastin e gjyqtares Irena Gjoka, ku u shpreh se po tentohet që ajo të bëhet “kokë turku”, ndërkohë që, sipas tij, faktet tregojnë të kundërtën.

Ai theksoi se nuk ka pasur viza të falsifikuara dhe se ndalimet në kufi kanë qenë veprime arbitrare të policisë greke në atë periudhë, pa pasoja penale apo administrative.

“Për gjyqtaren Irena Gjoka kërkohet të bëhet “kokë turku” nga ata që pretendojnë se ajo ka shkelur ligjin. Nga informacionet që unë disponoj, e vërteta nuk është kështu. Së pari, nuk ka viza të falsifikuara, por janë viza njëvjeçare të marra nga Ambasada Greke në Tiranë. Në atë rutinë të caktuar, pala greke vendoste kryq dhe marrëdhënia që ka ndodhur me Irena Gjokën dhe bashkëshortin e saj lidhet me faktin se policia kufitare greke, në atë kohë, u ka vënë kryq pa i parë fare, siç u ndodhte shumë shqiptarëve në atë periudhë.

Edhe në rastin e vizës së dytë kemi një veprim arrogant, ku nuk lejohet hyrja në Greqi. Në këtë marrëdhënie nuk kemi as dëbim dhe as ndalim apo masë administrative për kalimin e kufirit. Prokuroria ka dërguar një person që nuk është as avokat për të sqaruar këtë element, duke fotografuar vizën dhe duke ia dërguar Ministrisë së Brendshme. Pas verifikimit, rezulton se viza është e saktë. Në të gjitha deklarimet e pasurisë që Gjoka ka bërë, kemi procesin e vettingut, ku ajo ka pasqyruar të vërtetat ashtu siç kanë qenë. Në momentin që i ka deklaruar, nuk është gjetur asnjë fakt që ajo të ketë dëbim, dënim apo masë ndaluese.

Për zonjën Gjoka nuk ka ekzistuar asnjë dosje penale dhe asnjë numër procedimi penal nuk ekziston në sistem. Dyshohet se kjo dosje është futur qëllimisht dhe është prodhuar nga klane antishqiptare në Athinë dhe në Shqipëri, duke krijuar këtë falsifikim të jashtëzakonshëm. Zonja Gjoka është e pastër në atë që ka deklaruar dhe KLGJ do të mbajë përgjegjësi historike nëse bie pre e atyre sorrogatëve që kanë marrë përsipër të përfaqësojnë klane antishqiptare në Athinë”, tha avokati.


        
 
Next Post

Kryeministri i Sllovakisë shqetësime për gjendjen mendore të Trump: Takimi më la të tronditur

Historia e njeriut në plep dhe Berishës në rrugë!

SHBA dhe Izraeli gati për konfliktin e vitit?! E gjithë bota arabe në alarm

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In