• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Replikë e detyruar nga kështjella 313′ – Meta i përgjigjet Ballës: Emërimin e Ferit Hoxhës e firmosa pa dëshirë

March 6, 2026
in Aktualitet
        
 

Ish-Presidenti Ilir Meta ka reaguar ndaj deklaratave të bëra në Kuvend nga kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, lidhur me çështjen e diplomatit Ferit Hoxha.

Meta shprehet se është njohur me disa fakte që, sipas tij, e kanë tronditur, duke theksuar se për shumë vite e ka pasur Hoxhën ndër diplomatët më të preferuar. Ai kujton se e ka promovuar në disa raste gjatë karrierës së tij politike, në periudha kur mbante poste të rëndësishme si ministër i Jashtëm, kryeministër dhe më pas president i Republikës.

Megjithatë, sipas Metës, dy prej firmave për emërimin e Hoxhës në detyra diplomatike janë dhënë “kundër vullnetit” të tij. Ai pretendon se emërimin e Hoxhës si ambasador në UNESCO e ka firmosur për arsye njerëzore, pas një tragjedie familjare që diplomati kishte përjetuar.

“Replikë e detyruar me Z. Taulant Balla nga kështjella 313

Z. Balla, meqë më përmende sot emrin për një çështje shumë serioze, jam i detyruar t’ju përgjigjem në distancë.
Ke të drejtë që u hutove nga të vërtetat që tha sot nga foltorja e Kuvendit, Z. Tedi Blushi.
Unë personalisht, kur jam njohur me këto të vërteta nuk e kam marrë veten për ditë të tëra, për arsye që personi që diskutojmë ka qenë diplomati im më i preferuar, që nga viti ’98 e deri ditën që mësova këto fakte të dhimbshme.
Nuk e mbaj mend sa herë e kam promovuar në detyrën e ambasadorit në pozitat e mia të mëparshme, si Ministër i Jashtëm, Kryeministër dhe President i Republikës.
Por ju keni një “të drejtë” sepse dy herë e kam firmosur jashtë vullnetit tim, për këto arsye që po jua bëj publike, në pamundësi për t’u takuar nga afër.
Së pari, pasi jam njohur me këto fakte, është e vërtetë që e kam firmosur si ambasador për në UNESCO vetëm për arsye njerëzore, për shkak të një tragjedie familjare që i kishte ndodhur.
Nuk kam dashur ta firmos si ambasador në OKB dhe këto arsye ja kam thënë edhe Ministres së Jashtme të asaj kohe, për arsye se ishte një pozicion i rëndësishëm dhe historik sepse Shqipëria merrte Presidencën e Këshillit të Sigurimit, e cila ishte iniciuar që në kohën që Z. Besnik Mustafaj ishte Ministër i Jashtëm.
Por, siç jua tha sot edhe Z. Tedi Blushi, pas disa ditësh, Ministrja e Jashtme e kohës, më çoi mesazh se kishte biseduar me Kryeministrin dhe ai nuk kishte kandidat tjetër.
Ndaj u detyrova ta firmos sepse nuk mund ta lija Shqipërinë pa ambasador në OKB se ishte hera e parë që vendi ynë merrte Presidencën e Këshillit të Sigurimit.
Së dyti, nuk doja të hapja një krizë tjetër publike se me mjaftonin ato që kisha me Kryeministrin dhe Kuvendin njëpartiak, si për Gjykatën Kushtetuese por edhe për çështje të tjera të mëdha.
Z. Balla, ju me “të drejtë” e kritikuat sot Z. Tedi Blushi se përse e thotë sot dhe nuk e ka thënë më përpara.
Por unë kam një kundër-pyetje për ju, nëse Z. Blushi, nuk do ta thoshte sot dhe ju pas një viti do ta propozonit Ferit Hoxhën për President të Republikës, a do ta kishte Z. Blushi ndërgjegjen e qetë, si një deputet që është betuar mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Dhe në fund, e vlerësoj krenarinë tuaj për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Çështjen e Detit, por do t’ju lutesha se mbase keni harruar t’i hidhni një sy, letrës time që ju kam dërguar të gjithë deputetëve për këtë marrëveshje, si dhe letrës publike që i kam bërë Znj. Elisa Spiropali, që e shkarkuat sot, para vizitës së saj zyrtare në Athinë.
Unë ju mirëkuptoj nëse nuk gjeni dot, si forcë politike, dikë më të fortë nga ana profesionale se sa Ferit Hoxha, por nuk do të isha i lumtur nëse ju nuk gjeni dot një kandidaturë më patriotike nga radhët tuaja.” – përfundon reagimin e tij Meta.


        
 
Next Post

Presidentja e Kosovës shpërndan parlamentin, vendi sërish në zgjedhje

“Hamiti e vendosi vetë fituesin” - gazetari: Vetëm një arbitër nallban e jep atë penallti

Muli dyshon tek një komplot i Gazit me Zengjinenë kundër tij

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In