• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme, pas ndarjes nga jeta të Gert Bogdanit dhe Artur Zhejit!

March 19, 2026
in Aktualitet
        
 

Gazetari Namir Lapardhaja u nda sot nga jeta pas një arresti kardiak, duke lënë pas dhimbje te familjarët, miqtë dhe të njohurit e tij.

Namir Lapardhaja kishte ndarë më parë reflektime të thella për ikjet e papritura, që sot tingëllojnë si paralajmërim për brishtësinë e jetës. Më 18 shtator 2024, në ditën kur u nda nga jeta Gert Bogdani, si pasojë e arrestit kardiak, ai shkruante:

“Ikjet e befasishme nuk bëjnë gjë tjetër veçse përforcojnë idenë se jeta është një shenjë vezulluese, një udhëtim me kohë dhe orë të përcaktuar, një pikënisje që herët a vonë do të mbërrijë në ‘destinacion’, një përpjekje e pakuptimtë drejt diçkaje që është me afat ‘skadence’, por që merr kuptim vetëm nëse shenjat që lë, hapat që hedh, gjurmët që ndjek, rrugëtimi që bën, udhëhiqen nga Transhendentja, e Madhërishmja dhe e Pakohshmja, prej së cilës buron jeta dhe vdekja, koha dhe hapësira, ekzistenca dhe gjithçka që është pjesë e së njerëzishmes, që prej fillimit paralajmëron fundin, prej lindjes vdekjen, prej jetës amshimin.

Ikjet nuk janë gjë tjetër veçse Tjetri në kohën e shkuar dhe Vetja në kohën e ardhme.” ????

Ndërsa më 25 gusht 2025, pas ndarjes së papritur nga jeta të Artur Zheji, pas një arresti kardiak, Namir Lapardhaja thoshte:

“Njeriu jeton të tashmen, pa e ditur çfarë e pret nesër. Dhe ndoshta ky është një nga sekretet e jetës, sepse padija e së ardhmes na mban gjallë dhe na jep forcë për të ecur, por kjo nuk duhet të na bëjë të jetojmë me shkujdesjen e përditshme, si të mos na vinte kurrë radha. Koha do të kalojë dhe një ditë nuk do të jemi më. Lajmet do të mbushen me histori të reja, sirenat do të bien për të tjerë dhe lotët do të derdhen për njerëz të tjerë. Ajo që ka rëndësi është gjurma që lëmë dhe ajo do të varet nga sa dashuri, mirësi e respekt kemi shpërndarë në gjallje. Ndaj, duhet ndalur. Duhet marrë në telefon një mik, duhet thënë një fjalë e mirë, duhet shprehur dashuri prindërve, fëmijëve, të afërmve dhe miqve. Duhet kërkuar falje pa pritur e nesërmja, sepse ajo mund të mos vijë asnjëherë.”

Mesazhet e tij rikujtojnë se jeta është e paparashikueshme, humbjet janë të papritura, dhe çdo moment me të afërmit ka vlerë. Reflektimi i Namir Lapardhajës është një paralajmërim i fuqishëm se çdo ditë ka rëndësi dhe dashuria dhe respekti duhet shprehur ndërkohë që kemi mundësinë.


        
 
Next Post

Pse po shkruaj për Ilir Metën?

Tërheqja e SHBA nga Kosova? Një veprim i gabuar në një moment të keq

VIDEO/ Çmendet dhëndri i Sali Berishës: tamam siç ka bërë motra, edhe ai bërtet rrugëve të Tiranës!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In