Një transformim i jashtëzakonshëm estetik ka bërë xhiron e rrjetit, duke lënë miliona njerëz pa fjalë. Një grua 70-vjeçare nga SHBA është bërë virale pasi një ndërhyrje “facelift” i ka ndryshuar rrënjësisht pamjen, duke e bërë të duket dekada më e re.
Kirurgu estetik nga Beverly Hills, publikoi në TikTok momentet “para dhe pas” të pacientes së tij, duke shkaktuar një stuhi reagimesh online. Videoja ka grumbulluar mbi 12 milionë shikime dhe vazhdon të shpërndahet masivisht.
Në pamjet para operacionit, gruaja shfaqet e emocionuar, duke mbajtur lotët: “Jam shumë e lumtur, shumë mirënjohëse… mezi po pres,” thotë ajo.
Vetëm një muaj më vonë, ndryshimi është drastik. Me një fytyrë të tendosur dhe shumë më rinore, ajo shpërthen në entuziazëm:
“Është e pabesueshme! Ai më tha se do më hiqte 30 vite dhe e mbajti fjalën. Kur të më pyesin sa vjeç jam, do them 40. Kalova në ‘makinën e kohës’ të Truesdale.”
Komentet nuk kanë munguar, me përdorues që e cilësojnë rezultatin si “facelift-i më natyral që kanë parë ndonjëherë”.
“Nuk duket fare artificial”, shkruan një ndjekës, ndërsa një tjetër shton: “Ai është mrekullibërës!”
Dr. Truesdale, i cili ka mbi 157 mijë ndjekës në TikTok dhe qindra mijëra abonentë në YouTube, është i njohur për qasjen e tij që synon rezultate sa më natyrale, përmes procedurave kirurgjikale dhe jo-kirurgjikale që rinovojnë pamjen e fytyrës.
Kjo nuk është hera e parë që ai bëhet viral. Më herët, ai realizoi një transformim të bujshëm edhe për nënën e tij, Linda, e cila në moshën 68-vjeçare iu nënshtrua disa ndërhyrjeve gjatë një viti, përfshirë lifting të fytyrës dhe qafës, si dhe injeksione për rikthimin e volumit të humbur.
Pavarësisht kritikave për operimin e një familjari, kirurgu mbrojti vendimin e tij: “Kirurgjia estetike nuk është për nevojë, por për t’u ndjerë mirë me veten. Nëse kjo përmirëson cilësinë e jetës, atëherë ia vlen.”





