• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Bota

Marrëveshja SHBA-Iran, JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni

June 19, 2026
in Bota
        
 

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka kritikuar ashpër kundërshtarët izraelitë të marrëveshjes së përkohshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Duke folur me gazetarët nga Shtëpia e Bardhë, Vance tha se presidenti Donald Trump është ndër liderët më mbështetës ndaj Izraelit në botë dhe paralajmëroi se kritikët izraelitë duhet të rishikojnë qëndrimin e tyre.

“Megjithatë, një aspekt më shqetëson: disa anëtarë të qeverisë së Bibit e kanë kritikuar hapur marrëveshjen dhe, në disa raste, e kanë sulmuar Presidentin e Shteteve të Bashkuara në terma shumë personalë. Problemi për Izraelin nuk është Donald J. Trump; kushdo në Izrael që beson se problemi kryesor është Presidenti i Shteteve të Bashkuara duhet të hapë sytë dhe të pranojë realitetin me të cilin përballet vendi”, tha Vance.

JD Vance tha ndër të tjera se Shtetet e Bashkuara të Amerikës me në krye presidentin Donald Trump janë i vetmi aleat e Izraelit.

“Izraelitët duhet të zgjohen dhe të nuhasin ajrin përreth shtëpive të tyre. Pse po e kritikojnë izraelitët Trumpin? Trump udhëheq një superfuqi dhe është aleati i vetëm i Izraelit”, tha Vance.

Ai theksoi gjithashtu se një pjesë e madhe e kapaciteteve mbrojtëse të Izraelit financohen nga Shtetet e Bashkuara dhe se Uashingtoni mbetet një aleat kryesor i Izraelit. Vance shtoi se marrëdhënia mes SHBA-së dhe Izraelit duhet të trajtohet me kujdes dhe se politikat e ardhshme duhet të bazohen në interesat strategjike të të dy vendeve.

Të dy vendet nisën së bashku luftën kundër Iranit më 28 shkurt, por Trump e ka kritikuar Izraelin për sulmet e vazhdueshme ndaj Libanit që kërcënuan të prishnin marrëveshjen me Teheranin. Marrëveshja e paqes është firmosur sot nga presidenti i Amerikës Donald Trump dhe nga homologu i tij iranian Masoud Pezeshkian. Ndërkohë nesër në Zvicër do të zhvillohet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes në nivel delegacionesh.


        
 
Next Post

Kuvendi miraton me 84 vota pro amendamentin për amnistinë penale pas tensioneve PD e Sasliut nuk ishte dakord sepse akoma nuk i kanë provuar hekurat e burgut politikanët e saj, largohet nga salla

Të kërkosh leje për të drejtat e tua kushtetuese

Dosja kundër Ols Dados, shtohen paditësit: Shoqata ngre hijen e “21 Janarit” mbi emërimin e prokurorit të SPAK

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In