Disa nga drejtuesit e institucioneve kryesore të drejtësisë, bëjnë thirrje për një marrëdhënie më të hapur dhe më të besueshme mes medias dhe gjyqësorit, duke kërkuar nga ky i fundit, më shumë transparencë në komunikimin me publikun. Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi tha se kjo marrëdhënie nuk mund të jetë me logjikën e kundërvënies. Ndërsa kryeprokurori Olsian Çela theksoi se prokurorët nuk mund të përdorin “sekretin hetimor” si justifikim për mungesën e transparencës.
Në vend që institucionet e reja të gjyqësorit, të sillnin një qasje të hapur ndaj mediave, duke respektuar një parim kushtetues si ai për seancat publike, gazetarët po hasin kohët e fundit një sërë pengesash.
Pak ditë pasi 7 televizionet më të mëdha në vend ngritën shqetësimin për aksesin në gjykata në proceset gjyqësore historike dhe të rëndësishme për shkak të gjykimit të politkanëve të lartë, disa prej drejtuesve të institucioneve kryesore të Drejtësisë bëjnë thirrje për më shumë transparencë!
“Marrëdhënia midis drejtësisë dhe medias nuk duhet ndërtuar mbi logjikën e kundërvënies, por mbi përgjegjësinë e ndërsjellë ndaj publikut. Liria e medias dhe pavarësia e gjykatës nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën; përkundrazi, ato plotësojnë njëra-tjetrën, kur ushtrohen me integritet dhe brenda kufijve të rolit të tyre”, tha Sadushi.
Në një kohë kur media dhe gazetarët kritikohen herë pas here për publikime nga dosje të ndryshme penale, përgjigjen e jep vetë drejtori i shkollës së magjistraturës Arben Rakipi i cili shprehet qartë se;
“Media inkurajohet të mos heshtë për çështjet, veçanërisht ato penale me interes publik. Është e shëndetshme për të gjithë që ajo të raportojë, sepse i shërben transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve të drejtësisë”, tha Rakipi.
I drejtpërdrejte ishte kryeprokurori Olsian Çela, i cili u shpreh se prokurorët nuk mund a përdorin “sekretin hetimor” për të qenë më pak transparent!
“Deklaratat e tyre u bënë gjatë një konference të organizuar me rastin e diplomimit të 38 gjyqtarëve dhe 25 prokurorëve të rinj. Për ta Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato kishte një mesazh të qartë e të shkurtër duke u kërkuar të jenë me integritet, guxim dhe përulësi!”, tha Çela.
Pak ditë pasi 7 televizionet më të mëdha në vend ngritën shqetësimin për aksesin në gjykata në proceset gjyqësore historike dhe të rëndësishme për shkak të gjykimit të politikanëve të lartë, disa prej drejtuesve të institucioneve kryesore të Drejtësisë bëjnë thirrje për më shumë transparencë! Në ceremoninë e diplomimit të magjistratëve të rinj krerët e sistemit thanë se transparenca është detyrim





