• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Ia di ti muhabetet kryetarit tënd, jo unë”! Balliu përplaset me Muçin: Këtej shpërndan fondet e BE, këtej themelon parti

June 30, 2026
in Aktualitet
        
 

Një deklaratë e Klevis Balliut ka nxëhur gjakrat brenda Kuvendit, mes tij dhe deputetit të Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Pa përmendur emra, deputeti i PD tha se bashkëshortja e kryetarit të njërit prej partive menaxhon fondet e IPA dhe ndërkohë promovohen shoqata e themelohen parti.

“Nëse do të donit të ishit seriozë mund të donit të flisnin për bashkëshortët e kryetarit të këtyre partive, njërit prej tyre, që këtej koordinon fondet IPA, për të cilat Beqja është në burg, i koordinonte kjo miliona euro. Këtej i mbani dhe i promovoni nëpër shoqata dhe na themeloni edhe parti”, tha Balliu.

Redi Muçi i ktheu përgjigje Balliut, duke mbrojtur bashkëshorten e kryetarit të Lëvizjes Bashkë, Arlind Qorit. Deputeti tha se këtë duhet ta ketë për nder e jo “të japë mend për gruan e tjetrit”.

“Përmendi gruan e kryetarit të partisë sime. Zotëria në fjalë, Balliu e nisi fjalën e vet duke akuzuar kolegët e vet që po merren me biografinë dhe përfundoi duke u marrë me gruan e Arlind Qorit.

S’dua të merrem me Balliun, as kush është, as kush ka qenë babai i tij, unë s’merrem me biografinë e askujt. Nëse dikush ka një profesion dhe menaxhon fonde të BE, duhet ta kesh për nder dhe jo të na japësh mend çfarë bën gruaja e tjetrit. Ky Kuvend në këtë nivel do të marrë fund sepse shumë shpejt do të mbahen zgjedhjet e parakohshme dhe do të hyjnë njerëz që e meritojnë”, tha Muçi.

Balliu ia ktheu se nuk ishte ai që e nxori emrin e Qorit, por vetë deputeti.

“Mos u tallni me qytetarët sikur na vini këtu e na bëni sikur ju ka prerë barku për qytetarët. Merru ti me çështjet që merremi ne. Unë nuk merrem në planin personal, e nxore ti kryetarin tënd, s’e nxora unë. Se ia di ti muhabetet atij, s’është çështja ime”, tha Balliu.


        
 
Next Post

Mediat izraelite: Si depërtoi retorika antisemite në protestat anti-Kushner në Shqipëri

Shefi i diplomacisë italiane, Antonio Tajani: Shqipëria është gati për në BE!

12 të plagosur nga aksidenti, Koçiu viziton të aksidentuarit te Trauma

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In