• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kryetari i grupit parlamentarë të PS akuzon Lapajn, Qorrin dhe Shehajn për incidentet para Kuvendit: Goxhaj duhet hetuar për lidhjet e tij me regjimin terrorist të Iranit

June 30, 2026
in Aktualitet
        
 

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla akuzoi partitë e vogla politike se qëndrojnë pas incidenteve të ndodhura gjatë protestës së zhvilluar jashtë Kuvendit.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla deklaroi se protestuesit që morën pjesë në incidentet ishin mbështetës të partive të drejtuara nga Arlind Qori, Adriatik Lapaj dhe Agron Shehaj.

“Sot para Kuvendit të Shqipërisë kanë ardhur ithtarët, anëtarët, shërbëtorët dhe çantëmbajtësit e Arlind Qorrit, Adriatik Lapajt dhe Gone Shehajt. Këta kanë ardhur për hesapet e tyre. Këshilla që është dhënë edhe nga mbështetës të protestës ka qenë: Mos i lini partitë e vogla t’ju vjedhin protestën. Ajo që ndodhi sot me gjuajtjen me vezë është pjesë e orkestruar nga tre dështakë politikë”, u shpreh Balla.

Ai tha se personat që shkaktuan incidentet nuk përfaqësonin qytetarët që kishin dalë për të protestuar për mbrojtjen e mjedisit, por sipas tij ishin të organizuar nga këto forca politike.

Në fjalën e tij, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së hodhi akuza edhe ndaj Dritan Goxhajt, si pjesën terroriste të protestës, të lidhur me Iranin”. Balla shtoi se Goxhaj “jo vetëm që duhet ndaluar nga policia, por duhet hetuar thellësisht për lidhjet e tij me regjimin terrorist të Iranit”.

Fjala e plotë e Taulant Ballës:

Sot para kuvendit të Shqipërisë kanë ardhur idhtarët, anëtarët, shërbëtorët, çantëmbajtësit e Arlind Qorrit, Adriatik Lapajt, dhe të Gone Shehaj. Këta kanë ardhur për hesape të këtyre. Këshilla, jo e imja, por e shumë të tjerëve, edhe mbështetës protestës, ka qenë: mos i lini partitë e vockëla t’ju vjedhin protestën. Kjo që ka ndodhur sot me gjuajtjen me vezë është pjesë e orkestruar nga 3 dështakë politikë. Njëri u mpreh që do bëhej kryeministër, solli tezen; tjetri u mpreh se do sillte, do bëhej kryeministër, solli mbajtësin e çantës. Edhe tjetri poshtë. Këta janë ata që kanë sjellë. Nuk janë, nuk është, nuk janë djemtë e vajzat që që hynë në këtë betejë për të mbrojtur flamingot. Dhe ka edhe një pjesë terroriste të lidhur me Iranin, e drejtuar nga Dritan Goxhaj, i cili jo vetëm që duhet ndaluar nga policia, por sigurisht duhet hetuar thellësisht për lidhjet e tij me regjimin terrorist të Iranit. Faleminderit


        
 
Next Post

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale atë që ai e paraqet si një bisedë të pretenduar në një grup WhatsApp të organizatorëve të protestës, ku diskutohen objektivat dhe strategjia e ...

"Organizatori i madh" Arben Kola kërcënon shtetin: Deri më sot protestat kanë qenë paqësore se ne nuk kemi dashur dhunë, por tani nuk mbajmë përgjegjësi!

Gary Kokalari: Protestat janë e drejtë legjitime, por rrezikojnë të përdoren nga Berisha! Çfarë po ndodh me SPAK, Veliajn dhe lobimin e Fatmir Mediut në SHBA?

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In