• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, July 3, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Bota

Autostrada që sfidon oqeanin: Projekti gjigant prej miliardash që po mahnit botën

July 3, 2026
in Bota, Kuriozitete
        
 

Një nga projektet rrugore më ambicioze dhe më të kushtueshme në botë po merr formë në Ishullin Reunion, territor francez në Oqeanin Indian.

Bëhet fjalë për autostradën Nouvelle Route du Littoral, një infrastrukturë moderne e ndërtuar kryesisht mbi det, e krijuar për të zëvendësuar një nga rrugët më të rrezikshme të ishullit.

Me një kosto që arrin deri në 200 milionë euro për kilometër, projekti renditet ndër autostradat më të shtrenjta në botë. Rruga ka një gjatësi prej rreth 12 kilometrash dhe lidh kryeqytetin Saint-Denis me portin La Possession, ndërsa pjesa më e madhe e saj kalon mbi Oqeanin Indian. Segmenti kryesor është në funksion që nga viti 2022, ndërsa përfundimi i plotë i projektit pritet në vitin 2030.

Pjesa më spektakolare e autostradës është një viadukt prej 5.4 kilometrash, i mbështetur mbi shtylla të ndërtuara në fundin e detit. Projekti përfshin gjashtë korsi qarkullimi, një korridor të dedikuar për transportin publik, si dhe një shteg për këmbësorë dhe biçikleta.

Ndërtimi i saj konsiderohet një sfidë e jashtëzakonshme inxhinierike, pasi është realizuar në kushte të vështira detare dhe në një zonë të ekspozuar ndaj cikloneve tropikale dhe dallgëve të fuqishme.

Nevoja për këtë autostradë lindi pasi rruga e vjetër bregdetare, Route du Littoral (RN1), kalonte poshtë shkëmbinjve të pjerrët, ku rrëshqitjet e dherave, rënia e gurëve dhe moti i keq shkaktonin bllokime të shpeshta dhe rrezik për drejtuesit e mjeteve.

Viadukti mbështetet mbi 48 shtylla të vendosura në fundin e detit, ndërsa për ndërtimin e tij janë përdorur më shumë se 1.300 elemente të parafabrikuara, të cilat janë montuar në vend.

Inxhinierët e kanë projektuar autostradën për t’i rezistuar cikloneve, dallgëve të mëdha dhe madje edhe përplasjeve të mundshme me anije. Jetëgjatësia e saj është vlerësuar në rreth 100 vjet.

Sot, rreth 70 mijë automjete e përdorin çdo ditë segmentin e hapur të autostradës, e cila ka përmirësuar ndjeshëm sigurinë dhe lëvizjen në pjesën lindore të ishullit. Pas përfundimit të plotë, Nouvelle Route du Littoral pritet të garantojë një lidhje të sigurt dhe funksionale gjatë gjithë vitit, pavarësisht kushteve të motit.


        
 
Next Post

Sulmet masive ruse në Kiev/ Shkon në 30 numri i viktimave, Ukraina shpall ditë zie, Zelensky: Po godasin objektivat politike

Protestat para Kuvendit, Rama: Kalimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojnë dështakëzemërakët

“Revolucionarët” i marrin dhunën Berishës duke shënuar fundin e tyre si ai

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In