Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës, duke e cilësuar kalimin në dhunë fizike si produkt të asaj që ai e quajti “korja e zezë e dështakëzemërakëve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës”.
Në reagimin e tij, Rama foli për “koleksionistë të precedentëve kriminalë” dhe “duar të huaja” pas tyre, ndërsa u shpreh se duhet ende durim përpara se t’i vijë radha reflektimit.
Rama: Kalimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë e dështakëzemërakëve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës, koleksionistëve të precedentëve kriminalë dhe duarve të huaja pas tyre! Duhet akoma durim e pastaj i vjen radha reflektimit.





