• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Sport

Kepi i Gjelbër bën për vete tifozët! Argjentina i thyen 3-2 pas 120 minutave lojë! Messi gol historik

July 4, 2026
in Sport
        
 

Botërori 2026/ Egjipti triumfon pas penalltive kundër Australisë, ‘Faraonët’ fitojnë për herë të parë në fazën me eliminim direkt! Kualifikohen në 1/8-at

FT/ Argjentinë 3-2 Kepi i Gjelbër (Messi 29′, Li. Martinez 92′, Borges 111′ (aut) / Duarte 59′, Lopes Cabral 103′)

MIAMI, SHBA – Pas 120 minutave shumë dramatike, Argjentina ia doli të fitonte 3-2 kundër Kepit të Gjelbër dhe të merrte biletën për në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës 2026, aty ku përballë do të ketë Egjiptin. Mëngjesin e kësaj të shtune me orën shqiptare, Kepi i Gjelbër i befasoi të gjithë duke u përballur si i barabartë kundër kampionëve në fuqi të botës, madje në disa momente në shtesën e parë afrikanët e panë vetën më superiorë, si në raste ashtu edhe mbajtje topi.

NDESHJA – Vetëm 29 minuta lojë iu deshën Lionel Messit që të kalonte në epërsi Argjentinën. Në ndeshjen numër 30-të për të në Kupat e Botës, Messi mori një pasim fantastik nga Lisandro Martinez, e ndali sferën në zonë dhe mposhti Vozinhan me të majtën. Ky ishte goli i shtatë këtë edicion të Kupës së Botës për Lionel Messin dhe i 20-ti në total, duke qenë golashënuesi më i mirë i turneut dhe futbollisti me më shumë ndeshje. Për ‘Pleshtin’ ky ishte dueli numër 30-të që luajti në gjashtë Kupa Bote ku ka marrë pjesë. Ai kryeson listën e golashënuesve të këtij edicioni me shtatë gola, duke lënë pas Mbappe me gjashtë dhe më pas Haaland apo Kane. Messi tashmë regjistron tetë ndeshje radhazi që shënon gol me Argjentinën në Botëror.

Mirëpo në pjesën e dytë Kepi i Gjelbër tregoi se nuk ishte dorëzuar dhe barazoi me Deroy Duarte në minutën e 59-të. Paçka se Argjentina provoi të gjente golin e fitores, koha e rregullt u mbyll 1-1, kjo edhe falë pritjeve dhe formës fantastike të portierit të Kepit të Gjelbër, Vozinha.

Në minutën e dytë të shtesës prej 30 të tillash, Lisandro Martinez riktheu në epërsi Argjentinën me golin e dytë nga brenda zonës. Kepi i Gjelbër nuk u pajtua me rezultatin dhe u desh supergoli i Lopes Cabral në minutën e 103-të që ndeshja të barazohej 2-2.

Minuta e 111 ishte deçizive për sfidën pasi në zhvillimet e një këndoreje, Romero goditi me kokë dhe Borges devijoi për në portën e tij duke i dhënë Argjentinës golin e fitores 3-2.

Paçka se një kombëtare debutuese në Kupën e Botës, Kepi i Gjelbër ka bërë për vete shumë tifozë për mënyrën e lojës dhe sjelljes si e barabartë në fushë edhe kundër kampionëve në fuqi të botës.

Edhe pse u eliminuan, Kepi i Gjelbër ka katër barazime gjatë kohës së rregullt në këtë Kupë Bote, ato kundër Spanjës, Uruguait dhe Arabisë Saudite në grupe, si edhe kundër Argjentinës (1-1 pas 90 minutash) në ndeshjen e fazës së 1/16-ave.

Sa i takon Argjentinës, djemtë e Lionel Scalonit do të përballen kundër Egjiptit në fazën e 1/8-ave më 7 korrik në orën 18:00 me kohën shqiptare.


        
 
Next Post

Ky do rrëzoi qeverinë? Podiumi rrëshqet në fyerje: Rracën shqiptare të ndyrë që nuk bashkohet me ne, ta zhdukim! Duhet tu bësh nënën të thonë baba!

"Koha e ushtarëve të vdekjes”! Do i'u djegim të gjallë!

Flamingot u bënë blu! Dhunë, perversitet e marrëzi: Rusia, Irani dhe Kurti po e krijojnë protestën

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In