Ndonjëherë, rruga drejt lavdisë shkruhet që në fëmijëri, por rrallëherë ka një dëshmi kaq autentike sa ajo e Erling Haaland.
Nëse sot e shohim atë si një “përbindësh” të golit në fanellën e Manchester City-t, shumë vite më parë, në një intervistë të thjeshtë fëmijërore, ai as që e dinte se ku e kishte marrë talentin e tij.
Sot, në kulmin e suksesit, videoja që po bën xhiron e botës na tregon rrugëtimin emocionues: nga një djalosh i vogël që nuk e dinte “sekretin” e golave, te përqafimet e sinqerta me babanë e tij, Alf-Inge Haaland, në shkallët e stadiumit.
I’m not crying, you are. 😢🇳🇴 pic.twitter.com/XoQybEfOla
— EPL Bible (@EPLBible) July 6, 2026




