• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Bota

Francë-Marok alarmon Parisin, masa të jashtëzakonshme sigurie për ndeshjen e Kupës së Botës

July 9, 2026
in Bota, Sport
        
 

Parisi po përgatitet për një mbrëmje me masa të shtuara sigurie përpara çerekfinales së Kupës së Botës mes Francës dhe Marokut. Autoritetet franceze e kanë cilësuar sfidën si me rrezik të lartë, duke vendosur një plan të posaçëm për të parandaluar trazirat dhe incidentet në rrugët e kryeqytetit.

Sipas Le Parisien, Prefektura e Policisë ka autorizuar përdorimin e dronëve të sigurisë për monitorimin e qytetit gjatë mbrëmjes, ndërsa dekreti për masat e jashtëzakonshme do të hyjë në fuqi nga ora 21:00, një orë përpara nisjes së ndeshjes.

Autoritetet kanë ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike dhe fishekzjarrëve, ndërsa Champs-Élysées, zona ku në të kaluarën kanë ndodhur përplasje dhe akte vandalizmi gjatë festimeve sportive, do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë. Disa biznese kanë vendosur barriera mbrojtëse në vitrinat e tyre për të shmangur dëmtimet ose plaçkitjet.

Gjithashtu, do të mbyllen disa stacione metroje pranë Champs-Élysées për të kufizuar grumbullimet e tifozëve. Kufizimet do të prekin edhe disa stacione të linjave 6, 8, 9, 12 dhe 14.

Masat e forta të sigurisë lidhen edhe me precedentët e mëparshëm. Pas fitores së Francës ndaj Marokut në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2022 në Katar, në të gjithë Francën u arrestuan mbi 260 persona, ndërsa vetëm në Paris u regjistruan 167 arrestime.

Komuniteti maroken në rajonin metropolitian të Parisit numëron rreth 300 mijë banorë, ndërsa në të gjithë Francën jetojnë rreth 2.2 milionë persona me origjinë marokene. Për këtë arsye, autoritetet franceze kanë marrë masa të gjera për të garantuar rendin publik dhe për të shmangur përsëritjen e incidenteve të viteve të kaluara.


        
 
Next Post

Rama merr dhuratën e jashtëzakonshme nga Erdogan, por i paditur fati i saj!

“Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë

Faktet rrëzojnë shpifjen e albanofobëve! Atentati ndaj gazetarit të RAI 3, Ranucci jo nga shqiptarët, por nga miku i tij

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In