• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Bota

“E mbajta nga këmbët, tani s’flet e s’kujton asgjë”! Flet gruaja e pasagjerit që “fluturoi” jashtë dritares së avionit të Ryanair: Na ndihmoi një shqiptar

15/07/2026
in Bota, Kronike
        
 

Svetlana Grković nuk e lëshoi për asnjë çast. Ndërsa bashkëshorti i saj, Ljubisa Karović, po binte me kokë poshtë drejt pjesës së jashtme të avionit, ajo i kapi këmbët dhe nuk e la të ikte, as edhe për një moment. “Nëse do të vdesim, do të vdesim bashkë”, rrëfen se kishte menduar në ato sekonda, në një intervistë për median serbe Nova.

Çifti po udhëtonte me një avion të Ryanair, të operuar nga kompania Malta Air, i cili ishte nisur të premten në mëngjes nga Selaniku i Greqisë, me destinacion Memmingen, Gjermani. Avioni kishte rreth shtatë minuta që ishte ngritur në fluturim, kur një teh i motorit të djathtë shkaktoi një seri ngjarjesh që bëri copëzat të thyenin dritaren pranë sediljes së Karovićit, duke shkaktuar dekompresim të menjëhershëm të kabinës.

“Gjysma e trupit të tij ishte jashtë avionit”, tregoi Grković, duke shpjeguar se bashkëshorti i saj mbeti “jashtë deri në kraharor” për plot dy minuta. Me ndihmën e dy pasagjerëve të tjerë, ajo arriti ta tërhiqte sërish brenda. Gjatë asaj kohe, sipas saj, ai humbi ndjenjat tri herë.

Karović kishte vendosur rripin e sigurimit, një detaj që, sipas pasagjerëve të tjerë, ndihmoi ata që ndodheshin pranë ta mbanin të sigurt, ndërsa koka dhe shpatullat e tij mbeteshin të ekspozuara ndaj rrymës së fortë të ajrit jashtë avionit.

61-vjeçari, i cili vazhdon të jetë i shtruar në spital në Greqi, mbetet “i plagosur rëndë dhe në gjendje shoku”, tha bashkëshortja e tij. “Për mua ka rëndësi që ai është gjallë”, shtoi ajo. “Njëra dorë i është dëmtuar rëndë dhe ka edhe djegie. Nuk arrin të komunikojë dhe nuk e kujton të gjithë ngjarjen.”

Grković deshi gjithashtu të falënderonte ata që e ndihmuan në ato momente: “Disa njerëz erdhën në ndihmën time. Më kujtohet një burrë dhe një grua”, tha ajo. “Ai burrë na ndihmoi shumë mua dhe Ljubisën. Mendoj se ishte shqiptar. Faleminderit shumë. Nuk ia mbaj mend emrin, madje nuk e di nëse ma tha ndonjëherë. Do të doja ta takoja përsëri për ta falënderuar personalisht edhe një herë.”

Edhe pasagjerë të tjerë përshkruan kaosin e atyre çasteve. Christina, një udhëtare tjetër, i tha Radio Thessaloniki: “E kuptuam menjëherë se kishte ndodhur një dekompresim. Dëgjoheshin britma… Për një moment mendova se dikush e kishte hapur gabimisht daljen e emergjencës.”

Një tjetër pasagjere, Sofia, tregoi: “Menduam se avioni po rrëzohej. Dekompresimi ishte ekstrem. Dukej sikur nuk mund të merrnim frymë. Burri i plagosur po gjakosej dhe më pas humbi ndjenjat disa herë, ndoshta për shkak të mungesës së oksigjenit dhe shokut.”

Pamje dhe video të publikuara në rrjetet sociale tregojnë brendësinë e kabinës, ku maskat e oksigjenit kishin rënë nga tavani pas dekompresimit. Avioni i përfshirë në incident, një Boeing 737-800, 18-vjeçar, ndodhej në hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut në momentin e ngjarjes.

Rasti po hetohet nga autoriteti grek për hetimin e sigurisë ajrore dhe hekurudhore (Harsia), me mbështetjen e Boeing, Administratës Federale të Aviacionit të Shteteve të Bashkuara (FAA), Agjencisë Evropiane për Sigurinë e Aviacionit (EASA), si edhe National Transportation Safety Board (NTSB) të SHBA-së, i cili ka njoftuar se do të bashkëpunojë në hetim, pasi bëhet fjalë për një avion të prodhuar në Shtetet e Bashkuara./Corriere


        
 
Next Post

Amnistia penale, nis sot zbatimi në institucionet e vuajtjes së dënimit! Përfitojnë 1335 të burgosur, përjashtohen subjektet e SPAK

"Përvëlohet" Europa! 10 mijë vdekje në një javë nga i nxehti: Temperaturat pritet të arrijnë 40 gradë Celsius në Itali, zjarre pranë Parisit

Vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali në 2024-ën, ish-i dashuri pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved