• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Dosja X

“Pa eksperiencë në Administratë”! BIRN: Si u emërua drejtoreshë të AZHT-së, Adelajda Roka, motra e anëtarëve të bandës së Suel Çelës?

15/07/2026
in Dosja X
        
 

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi akuzoi të martën kryeministrin Edi Rama se kishte emëruar në krye të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit motrën e dy të akuzuarve nga SPAK si anëtarë të organizatës kriminale nën drejtimin e Suel Çelës.

EMRAT+FOTO/ Anëtarë të bandës së Suel Çelës, të arrestuar edhe dy vëllezërit e Drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Adelajda Roka
“Znj. Adelajda Roka, Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, vartëse direkte e Kryeministrit Edi Rama, rezulton se është njëkohësisht edhe motra e dy prej anëtarëve të Bandës së Elbasanit Marsel dhe Xhino Roka. SPAK duhet të hetojë kush ia propozoi Edi Ramës emërimin e saj si Drejtore e Përgjithshme e AZHT dhe pse Edi Rama e emëroi menjëherë dhe pa asnjë kundërshtim?”, thuhet në reagimin e Bardhit.

“Pa eksperiencë në Administratë”! BIRN: Si u
Adelajda Roka
Marsel dhe Xhino Roka u arrestuan gjatë operacionit të fundit kundër organizatës kriminale të drejtuar nga Suel Çela dhe SPAK ka ngritur ndaj tyre akuza të shumëfishta.

Adelajda Roka u emërua në nëntor 2023 në krye të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, pa ndonjë eksperiencë të mëparshme në administratën publike.

E pyetur në telefon nga BIRN, drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Adelajda Roka refuzoi të komentonte mbi akuzat e PD, ndërsa kërkoi që të mos merrej “në telefon për gjëra të tilla”.

Bardhi akuzon kryeministrin se ka lejuar forcimin e organizatave kriminale. “Është fakt se ndikimi i krimit të organizuar në jetën shoqërore dhe politike të vendit është forcuar së tepërmi gjatë qeverisjes së Edi Ramës. Grupet kriminale jo vetëm kanë vepruar të pashqetësuara, por njëkohësisht janë fuqizuar ekonomikisht, si dhe kanë pushtuar/diktuar emërimet në pozicionet kyçe të qeverisjes së vendit”, thuhet në deklaratë.

Ne foto: Suel Çela, si dhe Adelajda, Marsel dhe Xhino Roka
Në reagimin e tij, Bardhi i kërkoi SPAK të hetonte lidhjet e këtij grupi të krimit të organizuar me politikën. Duke iu rikthyer përplasjeve të dhunshme në fushatën elektorale të vitit 2021 në Elbasan, Bardhi tha se anëtarët e grupit ishin denoncuar edhe atëherë nga Partia Demokratike si pjesë e stafit të Partisë Socialiste në fushatë.

“Çfarë po bëhet me kallëzimin e depozituar nga PD për këtë qëllim që në 7 Prill 2021, ku secili prej tyre ka qenë i indentifikuar me emër dhe mbiemër? Vetëm përgjigja e shpejtë ndaj këtyre pyetjeve do ta bënte të besueshëm hetimin e SPAK, duke na treguar të gjithëve se ky hetim nuk është detyrim me përcaktim i agjencive ligj zbatuese të huaja, por arritje e pjekurisë institucionale të prokurorisë së posaçme”, theksoi Bardhi.

Opozita akuzon anëtarët e këtij grupimi se u përfshinë në fushatën elektorale në vitin 2021 dhe se po ashtu u përfshinë në përplasjen me armë që solli vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve.

PD akuzoi anëtarët e grupit se ishin përfshirë në blerjen e votave në favor të Partisë Socialiste gjë që rezultoi në një përplasje fatale. Hetimet e prokurorisë mbi vrasjen gjetën se policia nuk veproi dhe tentoi të manipulonte ngjarjen./BIRN


        
 
Next Post

Momente paniku! Dritarja e avionit të "Ryanair" shkëputet gjatë fluturimit në Selanik, ajri "thith" pasagjerin (Video)

“Tepër i madh për të mbijetuar”! Ç’po ndodh me Volkswagen, krenarinë e Gjermanisë?

“Më vjen mirë që SPAK nuk është i pëlqyeshëm nga politika”! Braho bënë "diplomatin" gjatë debatit: Kjo do të thotë se po e bën punën mirë!

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved