• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Si të mbrosh zonat e mbrojtura… si Dua Lipa?!

15/07/2026
in Aktualitet, Debat
        
 

“Kam parë protestat në Shqipëri. Çfarë po ndodh?” Me këtë pyetje Dua Lipa hapi bisedën me Lea Ypin në podcastin e saj, duke e kthyer vëmendjen te protestat kundër ndërtimeve në zonat e mbrojtura. Lea Ypi foli për një model zhvillimi që, sipas saj, lidh mbrojtjen e natyrës me demokracinë dhe llogaridhënien, duke argumentuar se Shqipëria nuk duhet të shesë pasuritë e saj natyrore për interesa afatshkurtra. (⁠Instagram)

Edhe zgjedhja e bashkëbisedueses kishte simbolikën e vet. Lea Ypi është autorja, libri i parë i së cilës u promovua publikisht nga Edi Rama në një aktivitet që u përdor gjerësisht si sukses kulturor i qeverisë. Sot ajo është një nga zërat më kritikë ndaj modelit të zhvillimit që ndjek qeveria. Kjo është e drejta e saj dhe askush nuk i kërkon një intelektualeje t’i qëndrojë besnike një pushteti. Por po aq legjitime është pyetja nëse parimet kanë të njëjtën peshë kur je në qendër të vëmendjes së pushtetit dhe kur nuk je më.

Megjithatë, paradoksi më i madh nuk është as podcasti dhe as Lea Ypi.

Prej vitesh, Dua Lipa ka blerë një vilë në një kompleks ekskluziv. Vila në fakt është ngritur në një zonë të mbrojtur dhe ka kaq pak transparencë sa mund të thuash se është pa leje. Madje ka patur kritika se Edi Rama ja bëri dhuratë lejen pikërisht për ta përdorur famën e saj për të ftuar sa më shumë turistë në Shqipëri. Jo në Kep Merli, sepse atje nuk hyn dot nëse do të bësh plazh si qytetar i thjeshtë. Trau në hyrje është pengesë për ata që s’kanë vila aty apo që nuk njohin ndërtuesin. Madje shume nga frymëzuesit e protestës kalojnë pushimet në këtë vend të privilegjuar duke “plotësuar” këto kushte.

Është një zonë që prej vitesh ka qenë në qendër të debateve për mënyrën si është zhvilluar dhe për kufizimin e aksesit të publikut. Pikërisht për këtë model zhvillimi protestohet sot në Shqipëri.

Askush nuk i mohon Dua Lipës suksesin apo pasurinë e saj. Çështja nuk është nëse ajo mund ta përballojë një vilë. Çështja është nëse mund të flasësh për mbrojtjen e zonave të mbrojtura, ndërsa simboli i pushimeve të tua është një kompleks që për shumë shqiptarë mishëron pikërisht debatin për mënyrën si janë trajtuar ato zona.

Herën tjetër nuk ka pse të lodhen të shpjegojnë protestën. Mjafton ta regjistrojnë podcastin nga Kep Merli. Kamera le të mos fokusohet te të ftuarat, por te panorama. Ajo do ta tregojë shumë më mirë se çdo argument se sa e hollë mund të bëhet vija mes aktivizmit dhe privilegjit. /vna.al


        
 
Next Post

FIFA thyen rregullat për finalen e Botërorit 2026, pushimi do të jetë 30 minuta! Pse kjo nuk është në favor të Spanjës?

Agron Shehaj e bleu 2.9 milionë euro vilën në Itali të cilën pas 4 vitesh e shiti 15 milionë euro! Tani ia “dyfishoi” sipërfaqen për të provuar të justifikojë çmimin

Arresti me burg i Veliajt në Gjykatën e Lartë, Ilir Panda dorëhiqet si relator i çështjes

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved