• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Nuk e kam harruar vrasjen e Martin Canit”! Rama prezanton “Smart City”: Do të mundësojë që parandalimi të ngrihet në një nivel tjetër

16/07/2026
in Aktualitet
        
 

Prezantimi i projektit “Smart City” nga kryeministri Edi Rama vjen si një reagim sistemik ndaj vrasjes tragjike të nxënësit Martin Cani, një ngjarje që ai deklaroi se nuk e ka harruar.

Rama u shpreh se ky mekanizëm i sofistikuar teknologjik do të ngrejë parandalimin e krimit në një nivel tjetër për të mbrojtur fëmijët e rrezikuar. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë nuk kurseu as kritikat ndaj politizimit ekstrem dhe spekulimeve mediatike që pasuan tragjedinë te shkolla “Fan Noli”.

“Të gjithë e kanë harruar vrasjen tragjike të një nxënësi të shkollës “Fan Noli”, e cila tronditi mbarë vendin dhe krijoi një situatë me versione të ndryshme të ngjarjes, me politizimin ekstrem të vdekjes dhe me gazetarinë e gjakut.

Ndërkohë që, Policia e Shtetit, Ministria e Arsimit dhe qeveria u vunë në shënjestër të spekulimeve, akuzave, sajesave e fabrikimeve, të cilat zgjatën jo pak dhe torturuan jo vetëm familjarët, por edhe gjithë opinionin publik, unë nuk e kam harruar, siç e harruan të gjithë ata që abuzuan deri në fund me atë tragjedi.

E kujtoj çdo ditë duke ndjekur këtë projekt, që është përgjigjja jonë ndaj asaj tragjedie.

Një shtet nuk matet me çdo gjë që ndodh, sepse edhe në shtetet më të zhvilluara, me sistemet më të sofistikuara administrative, ka raste kur ndodhin ngjarje që trondisin mbarë opinionin publik. Por një shtet matet me mënyrën se si reagon.

Reagimi ynë në këtë rast është një reagim sistemik, i cili, edhe në nderim të kujtimit të një viktime të pafajshme, do të mundësojë që shumë fëmijë, të cilët potencialisht mund të jenë një ditë të rrezikuar, të mos kenë asnjë pasojë, pikërisht sepse ky reagim do të lërë pas një mekanizëm të sofistikuar teknologjik, që do të harmonizojë përpjekjet e institucioneve me aftësitë e inteligjencës artificiale.

Kësisoj, do të mundësohet që parandalimi të ngrihet në një nivel tjetër. Keni nisur me zemrën e projektit, që është siguria në shkolla”, tha Rama.


        
 
Next Post

Pse biznesi shqiptar është i përçarë përballë gjobëvënies së revolucionit

Berisha si Guliveri ngatëron me dashje "liliputët" me "gjigandët"

Smart City/ Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe më pas gjenden të djegura nuk mund të ndodhë më!

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved