• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Kronike

Ndahet nga jeta Kevin Keegan, legjenda e futbollit anglez humb betejën me sëmundjen e rëndë

20/07/2026
in Kronike, Sport
        
 

utbollisti dhe trajneri i njohur anglez, Kevin Keegan, ka ndërruar jetë sot, në moshën 75-vjeçare, pas një beteje me kancerin. Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij përmes një deklarate zyrtare.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë se Kevin Keegan na la sot, në moshën 75-vjeçare,” thuhet në deklaratën e familjes. “Ish-futbollisti dhe trajneri i kombëtares angleze po luftonte me kancerin dhe ishte i rrethuar nga bashkëshortja dhe vajzat e tij në momentet e fundit. Kevin, fitues i dyfishtë i Topit të Artë, ishte një burrë, baba dhe gjysh shumë i dashur. Familja falënderon stafin mjekësor për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme.”

Diagnoza me kancer ishte bërë publike në janar të këtij viti, kur familja njoftoi se ai kishte kancer në fazë të katërt. Në fillim të qershorit, Keegan kishte deklaruar në një event në Newcastle se po i përgjigjej mirë trajtimit.

Kevin Keegan lindi më 14 shkurt 1951 në Doncaster të Anglisë. Karrierën e filloi te Scunthorpe United, para se të bëhej pjesë e Liverpool-it në vitin 1971, nën drejtimin e legjendarit Bill Shankly. Në “Anfield” ai u bë një nga lojtarët më të dashur të historisë së klubit, duke fituar tre herë titullin e Ligës së Parë, Kupën e Anglisë, dy herë Kupën UEFA dhe Kupën e Kampionëve Evropianë në vitin 1977.

Në vitin 1977 kaloi te gjermanët e Hamburg-ut, ku shkroi një nga kapitujt më të shquar të karrierës së tij, duke fituar dy herë radhazi çmimin “Topi i Artë” (European Footballer of the Year) në vitet 1978 dhe 1979, një arritje që e bën një nga futbollistët më të dekoruar britanikë të të gjitha kohërave.

Më vonë luajti për Southampton dhe Newcastle United, para se ta mbyllte karrierën e tij si lojtar në vitin 1984. Gjatë karrierës me klube, realizoi rreth 750 paraqitje. Me kombëtaren e Anglisë numëroi 63 paraqitje dhe 21 gola, duke qenë edhe kapiten i “Tre Luanëve”, si dhe pjesëmarrës në Kupën e Botës 1982.

Pas përfundimit të karrierës si futbollist, Keegan iu përkushtua trajnerimit. Në vitin 1992 mori drejtimin e Newcastle United, ku në sezonin 1995/96 e çoi ekipin shumë afër fitimit të Premier League-s, duke humbur titullin në finish përballë Manchester United.

Në vitin 1999 u emërua trajner me kohë të plotë i kombëtares angleze, por dha dorëheqjen vitin pasues, pas një fushate zhgënjyese në Euro 2000, e shoqëruar edhe me humbjen kundër Gjermanisë në Wembley, ndeshja e fundit e luajtur në stadiumin e vjetër historik para rindërtimit të tij.

Më pas drejtoi Manchester City, duke e çuar ekipin në promovim në Premier League në vitin 2002 si kampion i Divizionit të Parë, para se ta linte klubin në mars të vitit 2005. Në vitin 2008 pati një kthim emocional te Newcastle United, që zgjati vetëm tetë muaj për shkak të tensioneve me bordin dhe pronarin e atëhershëm, Mike Ashley.

Kevin Keegan mbetet i njohur si një nga futbollistët më të talentuar dhe karizmatikë të gjeneratës së tij, si dhe si një nga personazhet më të dashur të futbollit anglez, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Lajmi për vdekjen e tij ka nisur të përhapet me shpejtësi në media dhe në rrjetet sociale, ku shumë klube, ish-shokë skuadre dhe tifozë po i shprehin ngushëllimet familjes.


        
 
Next Post

“Kurti po zbaton komplet planin e Serbisë”? Përfaqësuesi i PDK jep provat: Ia ka mbyllur të gjitha dyert Kosovës me aleatët

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për mjedisin, protestat tregojnë ndryshimin e shoqërisë shqiptare

Përpjekja për ta bërë edhe SPAK-un organ të "revolucionit"

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved